“E nisa vitin mbarë”, dy të rinjtë i bëjnë golin taksistit në Tiranë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një taksist ka rënë pre e një mashtrimi nga dy të rinj që udhëtonin me taksinë e tij.

Sipas rrëfimit të qytetarit, dy djemtë kanë hipur në taksi dhe pas disa minutash udhëtim kanë ndaluar në zonën e Rrugës së Barrikadave, në qendër të kryeqytetit. Fillimisht, njëri prej tyre ka zbritur nga automjeti, ndërsa tjetri i ka kërkuar taksistit të ecë edhe pak metra përpara dhe ta presë për disa minuta.

Më pas, i riu i ka thënë shoferit se kishte vetëm një kartëmonedhë prej 200 eurosh dhe e ka pyetur nëse mund ta thyente, duke shtuar se kishte nevojë për lekë shqiptare. Pa dhënë ndonjë arsye të qartë, ai i ka kërkuar taksistit 15 mijë lekë, të cilat shoferi ia ka dhënë me mirëbesim. Pas kësaj, i riu është larguar duke i thënë “prit pak”, por nuk është kthyer më, pavarësisht se taksisti e ka pritur për një kohë të gjatë.

Taksisti thekson se humbja financiare nuk është problemi kryesor, pasi udhëtimi kushtonte vetëm 5 mijë lekë, por fakti që është mashtruar dhe është vënë në lojë gjatë punës së tij.

Mesazhi i plotë i taksistit:

“Përshëndetje JOQ, të lutem a mund të nis një video që më kanë mashtruar dje në darkë në punë. Mora dy veta në taksi dhe nuk bënë pagesë, plus më kërkuan lekë, ua dhashë se gjoja kishin euro. Nuk erdhën më edhe pse i prita gjatë. E nisa vitin në punë mbarë me këto mostra. Rruga e taksisë kushtonte 5 mijë lekë, po më vjen inat që më mashtruan dhe më morën edhe 15 mijë lekë. Ngjarja ka ndodhur te Rruga e Barrikadave në qendër të Tiranës.”

Rasti ka rikthyer vëmendjen te vështirësitë dhe rreziqet me të cilat përballen çdo ditë punonjësit e shërbimeve, të cilët shpesh bëhen objekt mashtrimesh gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…