Kryeministri grek fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip, reagime të shumta në rrjet

Reagime të ndryshme kryesisht në rrjetet sociale ka shkaktuar interpretimi i këngëve të Vitit të Ri nga anëtarë të shoqatës të Liosiotëve të Ilionit të Athinës, të cilët përfaqësojnë traditën arvanitase të zonës, para kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, më 31 dhjetor 2025 në ambientet e Pallatit Maksimos.

Anëtarët e shoqatës interpretuan këngët tradicionale të Vitit të Ri, të shoqëruara me veshje popullore, në një atmosferë festive dhe simbolike.

Por ndërsa pjesa e parë e këngëve ishte në greqisht, pjesa tjetër ishte në gjuhën arvanitase, çka bëri edhe vajzën e kryeministrit që ndodhej aty të përpiqej të kuptonte se çfarë thuhej në vargje.

Ngjarja u publikua zyrtarisht nga Zyra e Kryeministrit dhe u pasqyrua nga disa media greke si një vizitë thjesht ceremoniale dhe tradicionale, në kuadër të zakoneve të festave të fundvitit.
Megjithatë, interpretimi i këngëve nga përfaqësues të komunitetit arvanitas solli reagime dhe diskutime shpeshherë të zjarrta dhe ofenduese në rrjetet sociale dhe në opinionin publik. Pjesa më e madhe e polemikave lidhej me ngatërrimin e qëllimshëm ose të paqëllimshëm mes gjuhës arvanitase dhe shqipes moderne, si dhe me interpretimin e identitetit kulturor të Arvanitasve në Greqi.

Kanë pasuar mijëra komente në rrjetet sociale që e politizuan ngjarjen, duke e paraqitur si çështje kombëtare apo gjuhësore, ndërsa në të kundërt, përfaqësues të shoqatës të Liosiotëve të Ilionit dhe studiues të trashëgimisë kulturore theksojnë në komentet e tyre se gjuha arvanitase është një dialekt tradicional historik, se Arvanitët janë pjesë integrale e historisë dhe shoqërisë greke dhe se ruajtja e traditës nuk ka lidhje me identitete apo pretendime politike.

Nga ana e Kryeministrit dhe autoriteteve zyrtare nuk pati asnjë koment polemik, ndërsa ngjarja u trajtua si pjesë e protokollit festiv dhe e pluralizmit kulturor të vendit. Media kryesore greke, në shumicën e rasteve, e pasqyruan ngjarjen në mënyrë neutrale, duke u fokusuar vetëm në karakterin simbolik të vizitës dhe në atmosferën festive, pa hyrë në debatet që u zhvilluan kryesisht online.

Shoqata në fjalë është një prej më aktiveve sa i përket trashëgimisë kulutrore arvaniotase dhe në aktivitetet e ndryshme gjithmonë flitet dhe këndohet në gjuhën grek dhe atë arvanitase .

Related Posts

SPAK ngre AKUZË të re ndaj Sali Berishës!

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë për aferën “Partizani”. Teksa mbajti deklaratën e përhershme para…

E trishtë ne Tiranë! Burri me tr*dhton me gruan e martuar, priti te flija une dhe u fut te krevati im me burrin

Një grua, nënë e një djali gjashtëvjeçar, ka zbuluar një tradhti shkatërruese që ka tronditur jetën e saj dhe të familjes. Për gati një vit, bashkëshorti i…

SPAK-u kërkon ta arrestojë, Balluku i sfidon hapur! Hap 4 tendera me vlerë 90 mln euro

SPAK ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërkohë në institucionet që varen prej saj po merren vendime…

Rasti që ka tro*nditur rrjetin, moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

Moderatorja Ola Bruko ka komentuar videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku ish-CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, u pa i përqafuar me…

Situata e motit ne Shqiperi ne ditet ne vijim!

Shqipëria vijon të jetë e mbërthyer nga moti i keq prej disa ditësh, me reshje shiu, erë të fortë dhe probleme në qarkullim në disa zona të…

Ngjarja qe ka tronditur shtetin fqinj!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Modenës në Itali, ku një burrë 90-vjeçar dyshohet se ka vrarë ne menyre makabre vajzën e tij e cila…