Mjekët habisin me arsyet pse zemra nuk preket nga k’anceri

Kanceri është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë në botë, me një numër më të lartë të të prekurve që shënohen nga kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se numri i meshkujve të prekur nga kanceri është 4 herë më i lartë se i femrave. Kjo sëmundje prek shumë organe në trup: gjirin, mushkëritë, kokën, lëkurën, zorrën e trashë veshkat por shumë rrallë zemrën. Përse zemra nuk preket aq lehtë nga kanceri? Ekspertët shpjegojnë se ndonëse zemra mund të rrezikohet nga kanceri, qelizat tumorale janë rëndom beninje pra jo vdekjeprurëse. Që të kuptoni më qartë arsyet përse është kjo mburojë nga kjo sëmundje, duhet të mësoni më parë si funksionojnë qelizat.

Çdo qelizë e trupit ka potencialin për t’u bërë e keqe ose kancerogjene. Kjo sëmundje buron pikërisht nga mutacioni i ADN-së së qelizës. Përpara se një qelizë kancerogjene të bëhet vdekjeprurëse ajo i nënshtrohet një sërë mutacionesh. Shumica prej tyre ndodhin kur qeliza ndahet në dysh dhe riformon ADN-në e saj. E vetmja mënyrë që qeliza të kalojë në mutacion është të ndahet e të shumohet. Qelizat e zemrës nga ana tjetër nuk replikohen dhe formojnë qeliza të reja përveç se në rastet e ndonjë lëndimi. Duke qenë se qelizat e zemrës nuk ndahen, gjasat për mutacion janë tepër të vogla.

Le t’i hedhim një sy mënyrës si formohen tumoret e gjirit, zorrës së trashë e lëkurës. Shumica e qelizave zëvendësohen me të reja gjatë gjithë kohës. Indet e gjirit për shembull ndikohen gjithë kohës nga hormonet, shtresat e zorrës së trashë zëvendësohen gjithë kohës, e njëjta gjë vlen edhe për lëkurën. Duke qenë se qelizat kalojnë në mutacion gjithë kohës, kjo është arsyeja që këto sëmundje janë më të përhapura. Krejt ndryshe është zemra, e cila nuk është e ekspozuar ndaj kancerogjenëve të jashtëm e atyre të brendshëm, por vetëm qelizave në gjak të cilat nuk kalojnë në mutacion.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…