Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe pasditen e së premtes në plazhin e Withernsea, ku një nënë 45-vjeçare dhe vajza e saj 15-vjeçare humbën jetën pasi u përfshinë nga dallgë të fuqishme të detit. Viktimat janë identifikuar si Sarah Keeling dhe vajza e saj Grace Keeling.
Sipas autoriteteve, vajza adoleshente ndodhej pranë bregut kur u godit papritur nga një valë e fortë dhe u tërhoq drejt thellësisë. Nëna e saj hyri menjëherë në det për ta ndihmuar, por edhe ajo u përfshi nga rrymat e rrezikshme.
Në vendngjarje ndërhyri edhe Mark Ratcliffe, një qytetar që ndodhej në plazh dhe që, pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë, u fut në det pavarësisht kushteve ekstreme.
Dëshmitarët raportojnë se dallgët arrinin deri në 12 metra lartësi. Fatkeqësisht, edhe ai humbi jetën gjatë përpjekjes për shpëtim.