U p*rplas nga “Audi” teksa po kalonte vijat e bardha, vd*s legjenda e futbollit shqiptar! I trishte fati i tij

Profesori dhe ish-futbollisti Pandeli Opingari, i cili njihet në qytetin e Vlorës me nofkën “Pompeo”, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ai ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pasi tre ditë më parë u përplas nga një mjet tip “Audi” në qytetin e Vlorës.

Ndonëse mjekët prej orësh u përpoqën që ta shpëtonin, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur përgjithmonë sytë këtë të diel.

Pandeli Opingari njihej nga të gjithë si një njeri korrekt dhe e donte punën e tij. Profesori “Pompeo” ashtu si dhe të gjithë e thërrisnin, ka qenë mësues i edukimit fizik, sportist i viteve të arta ’60–’70 me fanellën e Flamurtarit, trajner dhe për shumë shembulli i qytetarit model.

Kontributi i tij në futbollin vlonjat do të mbetet i paharruar. Në fushë dhe jashtë saj, profesor “Pompeo” ishte gjithmonë një pikë referimi për breza të tërë sportistësh: njeri i fjalës, i qetë, i drejtë dhe i respektuar nga të gjithë.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe ekipi i Flamurtarit të cilët i kanë përcjellë ngushëllime familjarëve të profesorit dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin, të stërviten dhe të punojnë me të.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Pandeli Opingari, i njohur nga komuniteti sportiv vlonjat me nofkën “Pompeo”.

Pandeli Opingari ka qenë një nga sportistët e hershëm të Flamurtari Football Club, duke dhënë kontributin e tij për klubin në vitet 1950-1960. Ai do të mbahet mend për përkushtimin, pasionin dhe dashurinë e tij për Flamurtarin dhe sportin vlonjat”, thuhet në reagimin e ekipit.

Homazhet do të zhvillohen ditën e nesërme, në orën 11:00, në Stadiumin “Flamurtari”.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…