Grabitje si në filma në mes të autostradës/ Autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” plot me para

Një sulm i armatosur ndaj një automjeti të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës, në drejtim verior, pranë zonës së Ortonës, në provincën e Chietit në Itali, duke shkaktuar kaos në qarkullim dhe panik te drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve italiane, grabitja ka ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa autorët kanë përdorur armë zjarri, mjete shpërthyese dhe automjete të djegura për të ndaluar qarkullimin dhe për të bllokuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri drejt mjetit të blinduar për ta detyruar të ndalojë, më pas kanë përdorur eksploziv për të hapur automjetin dhe kasafortën, ndërkohë që rojet ndodheshin ende brenda.

Në vendngjarje, autorët kanë hedhur gozhdë metalike dhe kanë djegur të paktën dy automjete, përpara se të largoheshin me shpejtësi me makina të fuqishme, duke marrë një shumë rreth 400 mijë eurosh.

Si pasojë e tymit nga flakëve, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, një nga Roma dhe një banor i provincës së Chietit. Ata u trajtuan në vend nga shërbimi i urgjencës 118 dhe refuzuan shtrimin në spital.

Autostrada A14 Bologna–Taranto, në segmentin mes Val di Sangro dhe Pescara Sud, është mbyllur për qarkullim, ndërsa raportohet një radhë trafiku prej rreth 5 kilometrash.

Related Posts

“Shpëtuam për një qime” – çfarë ndodhi në fshatin Vajzë që rrezikoi jetën e banorëve?

Një nga banorët e prekur nga dëmtimi i dy banesave në fshatin Vajzë ka dhënë detaje sesi ka ndodhur ngjarja. Banori shprehet se gjatë natës u shembën…

Përmbỹtjet ndezin debat! Rama ironizon opozitën: “Edhe rajoni është përmbytur, por atje nuk shajnë qeverinë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, duke e krahasuar Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit,…

Parashikim i fortë astrologjik: kush fiton, kush humbet dhe cila shenjë duhet të bëjë kujdes sot

Dashi Nuk ka dyshim për këtë, ndryshimi është në ajër! Ndoshta nuk mund ta ndjeni sepse e keni lejuar veten të zhyteni në zhgënjim. Ju nuk mund…

SKANDAL në Vaun e Dejës! Zbulohen dy shtëpi bάri – arrestohen 3 punonjës të OSHEE, policia thyen derën dhe hyn mes hάshashit

Një operacion i policisë në fshatin Barbullush, në Vaun e Dejës, ka çuar në zbulesën e dy ambienteve të përshtatura për kultivimin e bimëve na rkotike me…

“Më mirë një burrë i martuar se një djalë pa lekë!” – Studentet hyjnë mes çifteve, tr ondit detektivja

Fenomeni i romancave mes vajzave të reja dhe burrave të martuar e financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Gazetarja Linda Pano…

Zgjohet nga K0MA pas 39 vitesh, mendon se është akoma 24 vjeç. Nuk e njohu veten në pasqyre, ja si reagoi kur pa..

Viktima e një aksidenti të tmerrshëm me makinë po shërohet pasi u zgjua nga koma i bindur se ishte ende viti 1980. Kujtimet e fundit të Luciano…