Nisin shkarkimet nga dy hidrocentrale – Rama flet, por a është vërtet gjithçka nën kontroll?

Kanë nisur shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve ujore nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga zona dhe ka bërë të ditur se situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë mes Bashkisë Shkodër dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), me qëllim shmangien e çdo rreziku të mundshëm për zonat e banuara.

Sipas Kryeministrit, aktualisht po realizohen shkarkime të monitoruara me një prurje prej rreth 700 metra kub në sekondë, përveç sasisë së ujit që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Procesi po ndiqet nga specialistët e hidrocentraleve përkatëse.

“Shkarkimet po kryhen në mënyrë të kontrolluar dhe të menaxhuar, ndërsa Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për administrimin e situatës. Deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, bën të ditur Rama.

Autoritetet theksojnë se situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, në varësi të kushteve hidrike dhe reshjeve në zonë.

Related Posts

Akt heroik që preku të gjithë! Një gjest humanizmi shpëton jetën e 5 personave

Një 50-vjeçar, i cili po trajtohej në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Papageorgiou në Selanik, u bë dhurues organesh, duke i dhënë shpresë dhe jetë pesë…

Afera 230 mln euro me call-centerat e Olsi Ramës dhe Amant Josifit/ Gjermania ngre aktakuzë për kreun e grupit

Prokuroria gjermane ka ngritur aktakuzë ndaj një personi që dyshohet si kreu i një rrjeti mashtrimi përmes të ashtuquajturave call-centera. Sipas medieve gjermane, dëmi arrin deri në…

Tirana në ankth nga moti i keq! Lana pranë daljes nga shtrati, çfarë pritet në orët në vijim

Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin gjatë orëve të fundit, duke sjellë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumin Lana. Zona pranë Pallatit me Shigjeta…

Tre shenja të zodiakut që do t’i shohin të gjitha dëshirat e tyre të realizohen në vitin 2026

Tre shenjat e zodiakut që në vitin 2026 do t’i shohin dëshirat e tyre të realizohen: Gaforrja, Luani dhe Binjakët janë tre shenjat që në vitin 2026…

Mateo plas “bombën” dhe nxjerr blof Brikenën: Ja çfarë bëmë kur u takuam, jemi puthur, jemi … (Video)

Telenovela mes Mateos dhe Brikenës ka marrë një kthesë të papritur ditën e sotme. Ndërsa Brikena ka këmbëngulur se mes tyre ka pasur vetëm një njohje online…

Çfarë ndodhi? Rama mbledh ‘urgjentisht’ Qeverinë të premten, ja arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë në një mbledhje kabinetin qeverisës, për herë të parë në këtë vit. Mësohet se mbledhja do të mbahet të premten (më…