Të paktën 14 gazetarë dhe punonjës të medias, përfshirë 13 anëtarë të organizatave ndërkombëtare të medias, u årrestuan në Karakas të hënën, sipas sindikatës që përfaqëson gazetarët venezuelianë. Trembëdhjetë nga të årrestuarit u liruan më vonë, njëri prej të cilëve u deportua. Një gazetar mbeti në paraburgim të shërbimeve të inteligjencës, tha Unioni Kombëtar i Punonjësve të Shtypit (SNTP) në një postim në X.
Raportimi i pavarur brenda Venezuelës është rreptësisht i kufizuar dhe autoritetet kanë refuzuar vizat për gazetarët e huaj që të hyjnë në vend. Arrestimet vijnë tre ditë pas årrestimit te presidentit te rrezuar nga pushteti te Venezueles Nikolas Maduro dhe bashkeshortes se tij nga Shtetet e Bashkuara. Të dy po përballen me akuza të shumta penaIe në një gjykatë federale në Nju Jork.
Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme e vendosur nga qeveria venezueliane që nga sulmi i SHBA-së që rrëzoi Presidentin Nicolas Maduro urdhëron policinë që “të fillojë menjëherë kërkimin dhe kapjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në promovimin ose mbështetjen e suImit të år*atosur nga Shtetet e Bashkuara”, sipas një teksti të dekretit të publikuar të hënën.