‘2026, viti i tr*nditjeve boterore’, astrologia ben paralajmerin e forte! Vit nis mbare, por..

Viti 2026 pritet të sjellë tronditje, fillime të reja dhe një kthesë të fortë në rrjedhën globale. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri zbërtheu numerologjinë dhe ndikimet planetare të vitit 2026, duke paralajmëruar një periudhë pa stabilitet, por të mbushur me sfida dhe mundësi të mëdha.

Sipas saj, 2026-a shënon nisjen e një cikli të ri botëror, ku iluzionet shemben, doktrinat e vjetra bien dhe lindin risi të fuqishme në politikë, ekonomi, teknologji dhe mjekësi, një vit që mund të ndryshojë drejtimin e së ardhmes globale.

Katerina Trungu: Të të pyes pak për 2026-ën, sepse del 1 në fund! A është numër i bukur njëshi?

Chrysanthi Kalogeri: Numri 1, është fillim i ri. Është i lindur për të qenë lider, por ndonjëherë për të kaluar edhe një pjesë të jetës vetëm me veten e tij. 2026 është një fill i ri, por një vit pa stabilitet, një vit me sprova, por edhe një vit ku ka shumë shanse. Në përgjithësi politika, ekonomia do të jenë pa stabilitet. Stabiliteti do të vijë pas 2-3 vjetësh, në vitin 2028-2029 do të stabilizohen gjërat dhe do të shkojmë drejt të mirës. Morëm një shije brenda 2025-ës, për 2026-ën, sepse patëm disa zhvendosje planetare në 2025-ën, ku na dhanë një ide dhe një shije se ku do të shkojnë gjërat.

Në 2026-ën kemi bashkimin e Saturnit me Neptunin që kemi folur dhe vjet, ku do të kemi shpërbërjen e iluzioneve, ku do të kemi rënien e doktrinave dhe të ideve, që tashmë janë të vjetra. Do të kemi shpikje dhe rinovime të reja, përveç teknologjisë edhe në fushën e mjekësisë. Këtë e ndihmon edhe kalimi i Uranit përfundimisht këtë vit në shenjën e Binjakëve. Ky bashkimi i planeteve në shenjën e Dashit është fillimi i një cikli të ri global. E reja nuk do të vijë me lehtësi, ndonjëherë mund të vijë përmes një lufte, apo një kryengritjeje. Do të kemi zhvillime që do i shohim nga 20 shkurti i 2026-ës dhe në vazhdim për vite të tjera.

Astrologia theksoi se kjo është një javë e favorshme për marrëdhënie, bashkëpunime dhe vendime serioze, duke përfshirë mundësi për fejesa, martesa apo investime në prona.

Ajo rekomandoi që shenjat e tokës (Bricjapi, Dëmi, Virgjëresha) dhe shenjat e ujit (Peshqit, Akrepi, Gaforrja) të shfrytëzojnë këtë periudhë për përparim profesional dhe emocional, ndërsa shenjat kardinale duhet të tregohen të kujdesshme në vendimet që marrin

Related Posts

Kur vlerën e babës e kupton vonë/ Çdo ditë më qortonte për dritat dhe ujin… nuk e dija se po më përgatiste për jetën

Babai im, sa herë hynte në dhomën time dhe gjente dritën ndezur ndërsa unë s’isha aty, më thoshte: “Pse nuk e fik? Ç’i duhet shtëpisë ky shpërdorim?”…

Një tigër dhe një qen u bllokuan në të njëjtin pus… por asnjëri nuk suImoi

Në një zonë të largët të Indisë, ekipet e shpëtimit u përballën me një skenë që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Në fund të një pusi…

Ai merr fëmijët që askush tjetër nuk i do – 80 fëmijë, 80 lamtumira dhe arsyeja pse refuzon t’i lërë të vd*sin vetëm 💔

Për më shumë se 30 vite, Mohamed Bzeek ka thënë “po” aty ku pothuajse të gjithë të tjerët kanë thënë “jo”. Në Los Angeles, ai ia ka…

Askush nuk e donte kur lindi – derisa një grua bëri një zgjedhje që ndryshoi gjithçka

Kur Jono Lancaster erdhi në jetë, ishte vetëm 36 orësh kur prindërit biologjikë vendosën ta braktisnin. Arsyeja ishte e ashpër dhe e dhimbshme: sindroma Treacher Collins, një…

Fëmija nuk donte të lahej, por ajo që i bëri e ëma e ndryshoi përfundimisht! Do qeshni me lot 😂

Një nënë u bë virale pasi gjeti një mënyrë kreative, qesharake dhe super efektive për ta bindur djalin e saj të lahej. Pas shumë përpjekjesh të dështuara…

Akt heroik që preku të gjithë! Një gjest humanizmi shpëton jetën e 5 personave

Një 50-vjeçar, i cili po trajtohej në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Papageorgiou në Selanik, u bë dhurues organesh, duke i dhënë shpresë dhe jetë pesë…