Nis operacioni “fshesa”/ Rama aktivizon “spiunazhin” në administratë, çfarë pritet…

Viti i ri 2026 i gjen socialistët me llogari të hapura me drejtësinë nga viti i vjetër si asnjëherë tjetër.

Përtej goditjeve në qeveri, ka ndërmarrë një nismë të re, duke urdhëruar që bashkëpunëtorët e tij politikë t’i nënshtrohen një vetingu partiak.

Përballja me veprat penale shkon përtej pushtetit të tij, por për pastrimin e administratës nga punësimet partiake po hedh një hap në dukje të ri. Pas 12 vitesh në pushtet ai kërkon të shmangë nepotizmin partiak me punësimet e të afërmeve të tyre, edhe pse 5 vite më parë shprehej që partitë nuk mund të hetojnë çdo njeri që garon nën logon e PS.

Pesë vite më vonë Edi Rama ka ndryshuar qasje, pasi mendon se bashkëpunëtorët e tij kanë abuzuar me pushtetin për të ndihmuar familjarët. Për të pastruar partinë nga “mëkatet” shefi i mazhorancës ka ngritur një grup “hetimor” me 4 deputetë të rinj me idenë që ata mund të jenë më pak të përlyer në punësimet partiake. Kryetare do të jetë Lindita Nikolla.

Sekretariati i etikës ka nisur punën për përpilimin e formuluarit të vetëdeklarimit, të cilin do të detyrohen ta plotësojnë jo vetëm deputetët, por edhe ministrat, kryebashkiakët e majtë dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të pushtetit qendror dhe atij lokal. Pasi ta plotësojnë, të majtët do të duhet të dorëzojnë pranë sekretariatit ku punojnë fëmijët e tyre, bashkëshortët, kunetërit, vjehrria, madje po mendohet të shkohet deri tek dajat apo xhaxhallarët.

Ky është plani A, por duket se Edi Rama nuk beson plotësisht se njerëzit e tij do të tregohen të sinqertë në formular. Këtu hyn në punë plani B. Sipas burimeve, do të aktivizohet një “spiunim” popullor, sipas një mekanizmi denoncimi nga qytetarët.

Edhe pse punën do ta bëjnë të rinjtë, në fund vendimin për dosjen do ta japin të vjetrit. Formularët të cilët pritet të renditen në dosje pa rrezik, të diskutueshme dhe me rrezik, do të shqyrtohen nga Sekretariati i Etikës dhe kryesia e PS, më në krye Edi Ramën.

Puna përgatitore ka nisur më urdhër të kryeministrit nga mbledhja e grupit parlamentar, duke anashkaluar vendimin e partisë, kryesia apo asamble. “Procedurat” mund të jenë shkelur ama deri në fund të 2026-ës, Rama do të ketë një tablo se ku janë të punuar njerëzit e afërt të deputetëve, ministrave apo kryebashkiakëve,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…