Mateo, Greta, Brikena, Mali, Miri dhe Kristi janë rikthyer në akuarium pasi njëri prej tyre nuk respektoi kushtin e vendosur nga Vëllai i Madh.
Teksa ata dolën nga izolimi me kushtin që nuk do të flisnin me pjesën tjetër të banorëve të “Big Brother VIP 5”, Kristi vendosi mbrëmë që të mos e respektonte atë. Ai foli me disa prej tyre dhe si pasojë ditën e sotme u rikthyen sërish në izolim.
Banorët e tjerë e pritën mjaft mirë rikthimin e tyre në akuarium, pasi sapo Miri lexoi zarfin e bardhë, ata nisën duke duartrokitur dhe duke kënduar.
Madje disa prej tyre i përcollën ata deri te dera e akuariumit. Një ndër to ishte edhe Selina, të cilës Miri iu drejtua duke i thënë:
“Ty si të erdhi kjo lëvizje e Kristit?” dhe ajo përgjigj:
“Unë u çudita, thashë çne Kristi po çon një sfidë deri në fund”.
Miri më pas i thotë: “E kuptove kush është Kristi domethënë?”.
E teksa Selin po mbyllte derën e akuariumit ku gjashtë banorët u izoluan edhe njëherë, ajo thërret Mirin dhe në anglisht i thotë:
“Të dua”.