Skip to content

Mori fshehurazi makinën e të atit dhe u zhdυk pa gjυrmë – ajo që ndodhi më pas vυri Policinë në alarm

Një 14-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia në Has, pasi është årråtisur një ditë më parë nga banesa.

Sipas Policisë, ditën e djeshme babai i të miturit ka bërë kaIIëzim, se djali i tij i kishte marrë makinën dhe ishte larguar në drejtim të paditur.

“Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk dihet ende arsyeja e arratisjes së djalit të mitur, ndërkohë prej ditës së djeshme ende nuk ka asnjë gjurmë për vendodhjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Published inTë fundit