Sekret! Testamenti i pasurisë që ja mbajti të fshehur Nexhmija burrit te saj Enver Hoxhes, pas vdekjes së tij shkoi në….

Dokumente të rralla arkivore, të klasifikuara për dekada si “Tepër Sekret”, hedhin dritë mbi një episod të panjohur të historisë së familjes së diktatorit komunist Enver Hoxha. Bëhet fjalë për një testament pasuror që një shtetas italian, Romano Gobbo, nga San Darligo, Trieste, kishte vendosur t’ia linte Enver Hoxhës në vitin 1981.

Sipas dokumenteve të nxjerra nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të publikuara për herë të parë, korrespondenca zhvillohej mes Ambasadës Shqiptare në Romë, Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe kabinetit personal të Enver Hoxhës. Në një shkresë zyrtare të datës 20 nëntor 1981, ambasadori shqiptar në Romë, Piro Bita, njofton se qytetari italian shprehte “dashuri të madhe për veprën e shokut Enver” dhe dëshironte të linte pasurinë e tij me testament në favor të tij.

Dhjetë ditë më vonë, më 30 nëntor 1981, ministri i Punëve të Jashtme Reiz Malile i dërgon një shkresë sekretarit personal të Enver Hoxhës, Haxhi Kroi, duke e informuar zyrtarisht për ekzistencën e testamentit pasuror. Në dokument theksohet se ambasada shqiptare në Romë nuk e njihte personalisht Romano Gobbon, por kishte përcjellë letrën për dijeni.

Ajo që ngre pikëpyetje të forta është fakti se këto dokumente, ndonëse i adresoheshin drejtpërdrejt Enver Hoxhës dhe kishin rëndësi të jashtëzakonshme, nuk rezultojnë të jenë cikluar apo shënuar prej tij, siç ndodhte zakonisht edhe me dokumente shumë më pak të rëndësishme. Kjo ka ushqyer dyshime se testamenti mund të jetë mbajtur i fshehtë nga Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit.

Publikimi i këtyre dokumenteve synon të ndriçojë një nga anët më të errëta dhe më të përfolura të pasurisë së familjes Hoxha, për të cilën kanë qarkulluar zëra që nga fundi i viteve ’80 dhe sidomos pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1991. Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi realisht me këtë testament dhe nëse pasuria e shtetasit italian u përfitua ndonjëherë nga familja e ish-diktatorit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…