Një nga banorët e prekur nga dëmtimi i dy banesave në fshatin Vajzë ka dhënë detaje sesi ka ndodhur ngjarja. Banori shprehet se gjatë natës u shembën muret e jashtë të banesës duke iu rre zikuar jetën.
“Nga ora e 2 e natës, ranë muret e jashtme. Pastaj u ngritëm dhe e bëmë alarmante. I nxorëm bagëtitë. Shpëtuam për një qime. Ja shtëpia po presim të batohet nga momenti në moment.
Nuk guxon të futet kush brenda të marrim diçka. Shtëpinë e kemi të re, 3 vite kishim që e mbaruam shpinë. Zero, nuk kemi asnjë llaf. Erdhi policia dhe këta të Bashkisë po nuk shohim ndonjë llaf,” tha banori i cili u shpreh se shpreson për shpërblim.
Sipas banorëve, ara kanë marrë në telefon autoritetet për të situatën. Ata thonë se ndihen të rrezikuar pasi banesat e tyre mund të rrëshqasin Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur. Sipas tyre masat e marra nga shteti lënë për të dëshiruar. Ata bëjnë apel për ndihmë nga institucionet dhe dëmshpërblime.