Një vajzë 13-vjeçare është shtruar në Sp*italin e Fëmijëve “Agia Sophia” në Athinë, pasi dyshohet se humbi ndje*njat si pasojë e konsumimit të al*olit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Peristeri, ndërsa autoritetet greke kanë arrestuar babain e të miturës dhe një punonjës të kioskës ku dyshohet se është blerë pija alk*olike.
Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së së martës, kur 13-vjeçarja ka blerë në mënyrë të paligjshme një shishe alkooli në një kioskë në zonë. Pas konsumimit, e mitura ka humbur ndjenjat dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se vajza ndodhej në shoqërinë e shoqeve të saj në momentin kur i ra të fikët. Fatmirësisht, ajo ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me rastin, policia greke ka arrestuar punonjësin e kioskës, i cili dyshohet se i ka shitur alkoolin të miturës, si dhe babain e vajzës, të dy nën akuzën e neglizhencës ndaj një të mituri. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.