Nga një UFO që i mbijetoi një rakete të zjarrtë dhe dronëve enigmë, te një qytet i madh nën piramidat e Egjiptit, 5 mistere që ndodhën në 2025 dhe ende nuk janë zgjidhur

Nga piramidat tek UFO-t: 5 mistere të pazgjidhura që la pas viti 2025

Teksa lamë pas vitin 2025, shumë ngjarje të pazakonta vazhdojnë të mbeten pa përgjigje, duke ushqyer dyshime, teori dhe debate në mbarë botën. Dymbëdhjetë muajt e fundit shpesh u dukën më shumë si një film fantastiko-shkencor sesa si realitet.

Mijëra objekte fluturuese të paidentifikuara mbi Shtetet e Bashkuara, një objekt misterioz që hyri në sistemin tonë diellor dhe pretendime për struktura gjigante nën tokë poshtë piramidave të Egjiptit janë vetëm disa nga misteret që tronditën opinionin publik.

Pavarësisht hetimeve nga shkencëtarë dhe autoritete shtetërore, shumë teori – madje edhe ato më ekstreme – nuk janë rrëzuar plotësisht, duke lënë hapur mundësinë e zbulimeve tronditëse, sipas raportimeve të Daily Mail që citon noa.al.

Misteri i drone-ve mbi SHBA

Viti nisi me shfaqjen e çuditshme të qindra drone-ve mbi Bregun Lindor të SHBA-së në fund të vitit 2024. Rastet e para u raportuan në Nju Xhersi, ku qytetarë të shumtë dorëzuan dëshmi në platformën e monitorimit të objekteve ajrore të paidentifikuara, Enigma Labs.

Gjatë vitit 2025, raportimet jo vetëm që vazhduan, por u shtuan ndjeshëm, duke detyruar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të ndalonte përkohësisht fluturimet e drone-ve në 22 qytete të Nju Xhersit.

Dëshmitarë të shumtë raportuan për drone “të heshtur, me madhësinë e një makine”, që fluturonin mbi baza ushtarake dhe pranë pronave të ish-presidentit Donald Trump. Në ditën e tij të parë në Zyrën Ovale, Trump urdhëroi një hetim zyrtar.

Megjithatë, deklarata përfundimtare e Shtëpisë së Bardhë ngriti edhe më shumë pikëpyetje, pasi objektet u cilësuan si “jo armiqësore” dhe të lidhura me kërkime qeveritare – diçka që FAA nuk e konfirmoi kurrë. Edhe sot, origjina dhe qëllimi i këtyre drone-ve mbetet i paqartë.

“Sfera Buga” në Kolumbi

Në mars, një tjetër ngjarje misterioze u regjistrua në Amerikën Latine. Një objekt sferik u pa duke fluturuar mbi qytetin Buga të Kolumbisë, përpara se të godiste një linjë elektrike dhe të binte në një fushë bujqësore.

Objekti, i quajtur tashmë “Sfera Buga”, u gjet nga banorë vendas dhe, sipas disa shkencëtarëve, përmbante struktura komplekse fibrash optike dhe lëshonte një formë të panjohur energjie, që shkaktoi probleme shëndetësore dhe dëmtoi bimësinë përreth.

I mbuluar me simbole që ngjasojnë me shkrime të lashta, objekti ndau opinionin shkencor: disa e konsiderojnë një instalacion artistik shumë të sofistikuar, ndërsa të tjerë flasin për UFO-n e parë të studiuar jashtë kontrollit qeveritar.

Objekti ndërstelar 3I/ATLAS

Gjatë verës së vitit 2025, vëmendja u zhvendos në hapësirë. Objekti 3I/ATLAS u bë trupi i tretë ndërstelar i njohur që hyn në sistemin tonë diellor dhe fillimisht u klasifikua si kometë nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Megjithatë, astrofizikani i njohur i Harvardit, Avi Loeb, identifikoi të paktën 12 anomali që, sipas tij, nuk përputhen me sjelljen e një komete të zakonshme. Një prej tyre është një “kundër-bisht” që lëviz në drejtim të kundërt nga Dielli, çka mund të sugjerojë funksionimin e një motori artificial.

Interesi shtohet edhe më shumë pasi objekti pritet të kalojë pranë Jupiterit në mars 2026, në një trajektore që përputhet me pikat e njohura Lagrange.

Qyteti i fshehtë nën piramidat e Gizës

Në mars, një grup studiuesish italianë tronditi botën duke deklaruar se kishte zbuluar një strukturë gjigante nëntokësore poshtë piramidave të Gizës, me përmasa dhjetë herë më të mëdha se vetë piramidat.

Duke përdorur teknologji të avancuar radari, ata pretendojnë se kanë identifikuar dhoma dhe boshte vertikale, madje edhe nën Sfinksin. Megjithëse komuniteti arkeologjik mbetet skeptik dhe kërkon prova konkrete, studiuesit këmbëngulin dhe kërkojnë leje për gërmime në vitin 2026.

Po afrohet zbardhja e së vërtetës për UFO-t?

Viti 2025 ringjalli edhe debatin mbi jetën jashtëtokësore. Në shtator, ish-ushtarakë dëshmuan në Kongresin amerikan si sinjalizues, duke pretenduar se programe sekrete zotërojnë prova për UFO.

Pamje video që tregojnë një dron ushtarak duke qëlluar një objekt të paidentifikuar pa asnjë efekt, si dhe dokumentari “The Age of Disclosure”, forcuan teoritë e një fshehjeje që zgjat prej dekadash.

Edhe pse autoritetet zyrtare vazhdojnë të mohojnë, fundi i vitit 2025 rriti ndjeshëm pritshmëritë se viti 2026 mund të sjellë më në fund përgjigje për disa nga misteret më të mëdha të kohës sonë.

Related Posts

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i… (Video)

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati ka reaguar për herë të parë në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”. Gjatë intervistës ai komentoi marrëdhënien mes Selin dhe…

Edi Rama mbledh ministrat, zbulohen detaje nga TAKIMI me shefin ekzekutiv

Të premten, ministrat do të raportojnë arritjet si dhe objektivat e këtij viti për Kryeministrin Edi Rama. Në Pallatin e Brigadave në orën 10:00, kreu i qeverisë…

Dëbora pushton vendin/ Policia e Elbasanit del me urdhrin EKSTREM: Nuk lejojmë asnjë

Policia Rrugore Qarku Elbasan nuk lejon asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë apo goma dimërore në disa akse. Konkretisht zinxhirët dhe gomat dimërore janë të detyrueshme në…

Cpo ndodh në Durrës? Qindra qytetare dalin ne rruge

Qindra qytetarë të Durrësit po marshojnë këtë pasdite në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse, për situatën e katastrofike të përmbytjeve….

Ra në një PUS 50 metra të thellë, VD*S futbollisti 15-vjeçar!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit, pasi një futbollist vetëm 15 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë pushimeve familjare në Marok. I…

Bashkëshortja divorcohet nga ky banor pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5?

“Big Brother VIP Albania 5” nuk rresht së prodhuari lajme, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është banori më i ri, Erik Lloshi, i cili iu…