Reshjet e dendura të shiut shkaktuan një rrëshqitje dheu në hyrje të tunelit të aksit Qukës-Qafë Plloçë, aks që ka kushtuar rreth 260 milionë euro. Një automjet që po kalonte në atë moment u godit nga dheu, por fatmirësisht shoferi shpëtoi pa lëndime.
Dëmet janë raportuar të jenë vetëm materiale, kryesisht në pjesën e përparme të automjetit. Autoritetet paralajmërojnë për rritje të kujdesit në këtë segment, veçanërisht pas reshjeve intensive që po vazhdojnë të ndikojnë në stabilitetin e terrenit.
Aksi Qukës-Qafë Plloçë, megjithëse i ri dhe me investim të madh, vazhdon të përballet me problematika të përsëritura nga rrëshqitjet e dheut, duke rritur nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe masat parandaluese.

