Kryetarja e bashkisë paralajmëron evakuim të banorve! Lumi i madh po del nga shtrati?

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, tha se situata mbetet e vështirë, por ka shenja stabiliteti për orët në vazhdim.

“Situata aktualisht është në pikë kritike, sepse prurjet në Vjosë janë në nivelin 8.6 metra. Por në orët në vazhdim, ne shpresojmë që do të ketë një ulje të sasisë, duke llogaritur që pjesa e jugut, që është pjesa që sjell prurjet e ujit në këtë nivel, ka një stabilitet prurjesh atje. Dhe kjo do të pasqyrohet për 12 orë gati. Kemi zona me rrezik për 6 familje, që nëse do të ketë pikë kritike, do të evakuohen. Aktualisht janë evakuuar 13 familje”.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, konfirmoi se të gjitha strukturat e policisë dhe të emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndërhyrë, nëse situata përkeqësohet.

“Edhe strukturat e policisë janë të gjitha në gatishmëri. Ne kemi vënë në dispozicion të gjitha mjetet e policisë. Policia dhe Emergjencat Civile do të ndërhyjnë kur të jetë e nevojshme. Jemi duke e ndjekur dinamikën e situatës dhe sipas situatës, do të merren hapat e duhur”, u shpreh Çela.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të qëndrojnë të informuar dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, duke kujtuar se reshjet dhe prurjet e ujit mund të ndryshojnë shpejt, veçanërisht në zonat më pranë lumit.

Sipas parashikimeve, prurjet nga zona jugore, që furnizojnë pjesën jugore të lumit, kanë treguar një stabilitet të lehtë, çka mund të ndikojë pozitivisht në uljen graduale të nivelit të ujit gjatë 12 orëve të ardhshme. Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme dhe strukturat e emergjencave civile dhe policisë do të vazhdojnë monitorimin e përhershëm

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…