Nderron jete mesuesja shume e dashur per te gjithe

Edhe pse luftoi me forcë, u kap pas jetës dhe nuk reshti asnjëherë së shpresuari, ajo nuk arriti ta mposhte sëmundjen, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Humbja e saj ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë komuniteti që e njohu nga afër. Jorgjeta ishte një emër i respektuar në fushën e arsimit, ku shërbeu për vite me radhë si mësuese dhe më pas si specialiste pranë strukturave arsimore në Korçë. Ajo u dallua për përkushtimin, korrektësinë dhe njerëzillëkun e saj, duke fituar respektin dhe dashurinë e kolegëve dhe nxënësve.

Mësuese Jorgjeta do të kujtohet si një njeri me shpirt të mirë, gjithmonë e gatshme për bashkëpunim, me fjalë të ngrohta dhe një buzëqeshje që nuk i mungonte kurrë.

Lidhur me këtë lajm të trishtë dhe humbje të madhe kanë reaguar edhe miqtë e saj më të afërt, të cilët e kanë përshkruar Jorgjetën përmes rreshtave si një shoqe të rrallë, një grua të mençur dhe një njei që edhe në momentet më të vështira dinte të jeptë forcë dhe shpresë. Dashuria e saj për jetën, familjen, fëmijët dhe njerëzit që kishte pranë do të mbetet një kujtim i paharruar.

“Jorgjeta Dhami Babliku ti ishe nje gur i çmuar, nje shoqe e rralle, nje grua e mençur, nje njeri qe dhe ne ditet me te veshtira, gjeje fjale te bukura, gjeje force per vete dhe per ne. Ti e munde te keqen me miresine tende, me bukurine e qenies tende qe kurre nuk u dorezua, me elegancen e mendjes dhe te pamjes, me dashurine qe kishe per jeten, per femijet, per bashkeshortin, per miqte e te afermit…

Sot eshte dite e rende, per familjen, per ne mikeshat, per gjithe Korçen. Por une e di qe Parajsa eshte krijuar per njerez si ty, me njerez si ty… Dhimbje dhe lote per Jorgjetken e shtrenjte dhe njekohesisht mirenjohje per gjithçka na dha, per gjithçka na la si kujtim…”, shkruan një prej shoqeve të saja.

Përveç kontributit në arsim, Jorgjeta Dhami Babliku ishte zgjedhur edhe Ambasadorja e Paqes në Korçë, një rol që pasqyronte vlerat e saj njerëzore dhe angazhimin për mirësi dhe harmoni në komunitet

Related Posts

Përmbytjet në Shqipëri! Berisha thirrje qytetarëve: Kur të vijnë ministrat, goditini me…

Sali Berisha kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria për shkak të situatës së përmbytjeve në vend. Gjithashtu Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të shprehen…

Fevziu ndaj Ramës: Lëri fjalët, po shoh tregun e djegur! Ja çfarë do i bëjë pas disa orësh

Deklarata e bërë një ditë më parë nga gazetari Blendi Fevziu mesa duket ka nxitur një tjetër përplasje në rrjet, kësaj here mes tij dhe kreut të…

Parajsë të buku o engjëj ende fëmijë, postimi prekës për ikjen e dhimbshme të një djali dhe vajze në Greqi

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Korinthin të enjten, duke i marrë jetën dy të rinjve, një 17-vjeçari dhe një 18-vjeçareje, të cilët rezulton se ishin…

Sot personazh i njohur dhe banor në “Big Brother”, del VIDEO

“Flori Official” është bërë prej dy ditësh pjesë e “Big Brother VIP” në Shqipëri, i prezantuar si personazh i njohur i rrjeteve sociale. Produksioni kishte vendosur që…

Edhe me burrë, edhe me dash*or? SHTANG biznesmenja shqiptare: Kam qenë e para, por dhe e treta

APër mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë…

E PREMTE “E ZEZË”/ Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Dashi Sot do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni si në një ëndërr të bukur. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar…