ZV/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, është rishfaqur këtë të enjte në publik, për herë të parë që nga seanca në Kuvend më 19 nëntor të vitit të kaluar.
Ndërkohë që SPAK kërkon ta arrestojë me argumentin se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat e hetimeve që kanë nisur nga saj, Balluku bën show në zonat e përmbytura si pasojë e reshjeve.
Ajo shfaqet në Urën e Mifolit dhe në Novoselë, ku pretendon se ka shkuar për të inspektuar situatën, duke shpërfillur hapur faktin se është një zyrtare e pandehur.
“Kemi angazhimin edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Kryeministri po dizenjon një paketë që do garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore dhe banesat. Nesër do ketë një mbledhje të komitetit të emergjencave ku do bëhet edhe një adresim nga kryeministri jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për aspektet e rëndësishme që duhen bërë të ditura
Në këtë moment u bëjmë thirrje dhe kërkojmë qytetarëve t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile. Duhet të marrim masa edhe më të shpejta se situata mund të agravojë. Kemi shpresë për një rënie të Vjosës që afektohet edhe nga reshjet në Greqi në këto momente, por shpresojmë në orët e ardhshme”, shprehet Balluku,