Policia e Kavajës ka nisur një procedim penal ndaj një 26-vjeçareje nga Rrogozhina, e cila dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur në qytetin e Kavajës.
Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet përkatëse në Prokurori, ku u hap procedimi penal për shtetasen F. B., 26 vjeçe, për veprën penale të “Braktisjes së fëmijëve”.
Aktualisht, organet e drejtësisë po zhvillojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të individëve të përfshirë,