Të premten, ministrat do të raportojnë arritjet si dhe objektivat e këtij viti për Kryeministrin Edi Rama.
Në Pallatin e Brigadave në orën 10:00, kreu i qeverisë ka thirrur në një mbledhje të formës “retreat”, kabinetin, grupin parlamentar si dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit.
Ky takim rutinë i cili zhvillohet çdo janar ka si qëllim dhënien e detajeve të punës së qeverisë si dhe direktivat që kabineti dhe shumica parlamentare do të marrin nga shefi i ekzekutivit.
Takimi është parashikuar me dyer të mbyllura ndërsa më herët, qeveria është treguar hermetike në dhënien e detajeve të mbledhjeve të zhvilluara. Ky do të jetë takimi i dytë ku kreu i qeverisë mbledh ligjvënësit e partisë që ai drejton ndërsa takimi i parë u zhvilluar tri javë më parë në Kryesinë e Kuvendit.
Pritet që deputetët socialiste të marrin porosi të reja, teksa më herët iu kërkua nga kreu I qeverisë që të dalin në terren dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në zonat e tyre përkatëse,