Babai i Selinës shpërthen publikisht: Akuza të rënda ndaj Mirit dhe mesazh i fortë për të bijën : Po i bëhet një padrejtësi e madhe vajzës sime

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, ka reaguar për herë të parë publikisht në një intervistë për Top Channel, duke folur hapur për situatën e vajzës së tij dhe marrëdhënien e saj me Mirin.

Gjatë intervistës, ai u shpreh i indinjuar ndaj mënyrës se si është trajtuar çështja në publik dhe nuk i kurseu kritikat ndaj Mirit, për të cilin përdori tone shumë të ashpra, duke e cilësuar si pervers dhe zhigolo.

Jeton Bollati theksoi se vajza e tij e ka ndjekur gjithmonë nga afër dhe se ai ka besim të plotë tek ajo. Sipas tij, Selin nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe nuk meriton gjykimin publik që po përjeton.

 

 

 

“Ju lutem të kemi pak më shumë ndjeshmëri. Nuk është e drejtë që jeta personale e njerëzve të analizohet dhe të gjykohet publikisht. Nuk është faji i gazetarëve, por i një sistemi që ushqen këtë lloj mentaliteti. Vajza ime nuk është ajo që përpiqen ta paraqesin, dhe për këtë ju garantoj”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Selin nuk e ka kuptuar ende plotësisht se çfarë po flitet jashtë dhe sa e rëndë është klima e krijuar ndaj saj, ndërsa nënvizoi se ajo nuk ka hyrë në këtë eksperiencë për përfitime materiale.

“Vajza ime nuk ka kryer asnjë krim. Kam besim absolut tek ajo. Është e fortë dhe e ndershme. Nuk ka shkuar aty për para, pavarësisht vështirësive tona. Televizioni është një derë e madhe dhe ekspozimi ka pasoja”, tha Bollati.

Sa i përket Mirit, babai i Selinit deklaroi se ka shumë mendime negative, por zgjodhi të mos i shprehë të gjitha publikisht, për respekt ndaj familjarëve të tij.

“Nuk dua të degradoj nënën, motrën apo vajzën e Mirit. Ato nuk kanë asnjë faj. Ajo që kam për t’i thënë atij, do ta them nëse dhe kur ta takoj”, u shpreh ai.

Në përfundim, ai theksoi se sipas tij sjellja e Mirit kërkon vlerësim profesional, duke shtuar se për famë apo përfitime financiare ai është i gatshëm të bëjë gjithçka.

“Unë kam gabimet e mia, por ajo më ka ndjekur në çdo hap nga mbrapa. Do ju lutesha shumë të kishim një sensibiltet. Nuk mund të merren gazetarët a u nda nga gruaja, a u nda nga burri. Nuk është faji juaj, por është faji i sistemit. Ajo është jeta personale e çdo njeriu. Ajo femër, nuk është ajo femër që me aq pak mesazhe që kam lexuar, nuk është ajo femër dhe për këtë ju garantoj.

Absolutisht që nuk e ka kuptuar mesazhin. Ajo nuk e di çfarë dimë ne jashtë. Ajo nuk e ndjen atë që ndjejmë ne. unë mendoj se ajo nuk ka kuptuar asgjë. Ajo nuk kupton të parën që çfarë flitet jashtë. Duhet të kuptojë të parën, pastaj të dytën.

Vajza ime s’ka bërë asnjë krim për të dikur nga krevati. Kam besim të plotë te ajo. Vajza ime është burrneshë. Vajza ime nuk është future për lekë aty, pavarësisht halleve tona. Televizioni është një portë e madhe.

Për Mirin kam shumë mendime, por nuk mund t’i them ato mendime sepse nuk dua t’i degradoj motrën e Mirit, nënë e Mirit, vajzën e Mirit. Mirit do t’ia them ose s’do t’ia them, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, nëse e takoj.

Duhet të merrni dy-tre psikologë për të matur perversitetin e atij mashkulli aty brenda.

Ai një punë zhigolo mund ta bënte shumë mirë. Ai për lekë mund të bëjë çdo gjë. Për famë ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë”.

 

Related Posts

14-vjeçarja nga Gramshi zhdυket papritur nga shtëpia – gjyshja mes lotësh kërkon ndihmë… ku ndodhet ajo?

Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. E moshuara…

A është prishur raporti mes familjarëve të Brikenës dhe Mateos? Një detaj i vogël po ndez dyshime të mëdha…

Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores. Ditët…

Shρërthen skandaIi! Rrjeti i k*kainës bie në ρranga – mes të arrestuarve dy shqiptarë të rinj!

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së ko kainës. Operacioni u zhvillua gjatë…

“Nuk është vetëm se*s” – Menaxherja e bordeIIos më të famshme në Europë zbulon sekretin e burrave për 14 Shkurtin!

Me afrimin e 14 shkurtit, Catherine De Noire, menaxhere e një prej shtëpive publike më të mëdha në Evropë, nxjerr në pah realitetin e Ditës së Shën…

Horoskopi për ditën e sotme, 13 shkurt 2026

Dashi Ec përpara sot pa shikuar prapa. Veprimet e tua mund t’u duken të pamatura tek të tjerët, por mos u shqetëso. Ata do të jenë ata…

“Je mashtrues…”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë me ty kam ndenjur

Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet” Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’,…