“Flori Official” është bërë prej dy ditësh pjesë e “Big Brother VIP” në Shqipëri, i prezantuar si personazh i njohur i rrjeteve sociale. Produksioni kishte vendosur që hyrja e tij në shtëpinë më të famshme të bëhej si në një nga reklamat e tij të shitjeve.
Mirëpo, askush nuk e dëgjoi emrin dhe mbiemrin e tij të vërtetë, por vetëm nofkën me të cilën njihet në internet.
Emri i vërtet i tij është Florian Prini dhe rezulton se është një person i skeduar nga autoritetet italiane si tutor prostitutash. Newsbomb.al sjell një kronikë të mediave në vendin fqinj në Shkurt 2015, kur rrjeti u godit nga Policia italiane.
Hetimi filloi më 16 qershor 2014, pasi policia ndërhyri në një përleshje të dhunshme midis prostitutave që përfundoi me një grua të re të plagosur me thikë në kofshë. Në muajt që pasuan, oficerët rindërtuan dinamikën e përballjes midis prostitutave “të pavarura” dhe atyre të menaxhuara nga një çift shqiptar.
Karabinierët arrestuan atëkohë si përgjegjës Florian Prinin dhe Fabiana Hoxhën, i pari rezident i ligjshëm në Itali dhe partnerja e tij, e regjistruar si emigrante. Rezidenca Torre Pedrera, ku u arrestuan, kishte qenë prej kohësh një qendër logjistike për biznesin e prostitucionit.
Nuk dihet nëse identiteti i Florit nuk u tha nga produksioni pikërisht për këtë arsye, apo as banori nuk e ka deklaruar të shkuarën e tij.
(VIDEO)