Jepet paralajmërimi i FORTË: Reshje shiu dhe dëbore, vijon rreziku i përmbytjeve, termometri do të shkojë në minus gradë

Sinoptikani Hakil Osmani, nga Metoalb, në një lidhje të drejtpërdrejtë bëri një parashikim të motit për ditët në vijim. Ai paralajmëroi se temperaturat do të zbresin në disa gradë minus, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut, dëborës dhe erë me shpejtësi deri në 80 km/h.

Gjithashtu ai tha se duhet pasur kujdes sa i përket përmbytjeve, pasi në ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu.

“Dita e premte ka sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Kryesisht në zonat verilindore dhe juglindje, ku temperaturat kanë zbritur në -6 gradë Celsius. Kjo ka sjellë ngrica, por jo vetëm pasi kemi patur dhe rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Edhe pse kemi pasur ndërprerje të reshjeve, parashikohet që orët e mbrëmjes dhe dita e shtunë të sjellin reshje intensive që do jenë prezente në qarkun e Shkodrës, si dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të dëborës.

Do të kemi dhe ngrica në akset rrugore. Temperaturat të dielën dhe të hënën do të zbresin disa gradë nën minus gradë. Dhe në ultësirën perëndimore do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në ultësirën perëndimore.

Do të kemi tre ditë që do jenë problematika për territorin shqiptar. Era do të shkojë deri në 80 km/h. Pra do jetë një fundjave e pafavorshme. Duhet pasur kujdes pasi rreziku vijon sa i përket përmbytjeve, të paktën sa i përket territorit të ultësirën perëndimore. Zonat malore do të kenë problematikat e ngricave.

Për fat të mirë ka sinjal që nga e hëna deri të enjten do të kemi përmirësim të ndërprerjeve të reshjeve.”, u shpreh ai.

Related Posts

14-vjeçarja nga Gramshi zhdυket papritur nga shtëpia – gjyshja mes lotësh kërkon ndihmë… ku ndodhet ajo?

Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. E moshuara…

A është prishur raporti mes familjarëve të Brikenës dhe Mateos? Një detaj i vogël po ndez dyshime të mëdha…

Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores. Ditët…

Shρërthen skandaIi! Rrjeti i k*kainës bie në ρranga – mes të arrestuarve dy shqiptarë të rinj!

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së ko kainës. Operacioni u zhvillua gjatë…

“Nuk është vetëm se*s” – Menaxherja e bordeIIos më të famshme në Europë zbulon sekretin e burrave për 14 Shkurtin!

Me afrimin e 14 shkurtit, Catherine De Noire, menaxhere e një prej shtëpive publike më të mëdha në Evropë, nxjerr në pah realitetin e Ditës së Shën…

Horoskopi për ditën e sotme, 13 shkurt 2026

Dashi Ec përpara sot pa shikuar prapa. Veprimet e tua mund t’u duken të pamatura tek të tjerët, por mos u shqetëso. Ata do të jenë ata…

“Je mashtrues…”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë me ty kam ndenjur

Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet” Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’,…