Po merr ujë nga të gjitha anët: Si po “shpartallohet” tuneli 200 miliardësh i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë, një nga projektet infrastrukturore më të kushtueshme të realizuara ndonjëherë nga qeveria Shqiptare, po shfaq probleme serioze që ngrenë pikëpyetje të forta mbi cilësinë e ndërtimit dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.

Sipas të dhënave zyrtare, ndërtimi i tunelit ka kushtuar mbi 200 miliardë lekësh, një investim i konsiderueshëm i financuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Megjithatë, pamjet e fundit tregojnë një realitet shqetësues.

Nga pamjet shihet qartë se uji depërton nga tavani i tunelit, me rrjedhje të forta dhe të vazhdueshme. Tavani duket i çarë, ndërsa uji bie drejtpërdrejt mbi asfalt, duke ngritur alarmin për sigurinë e qytetarëve të cilët përdorin ktë aks rrugor.

https://www.instagram.com/reel/DTTTl2Bkx_3/?igsh=MWg1dzh3emxlN2puMQ==

Ky projekt u promovua gjerësisht nga qeveria si një vepër strategjike, simbol i zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës kombëtare. Sot, vetëm pak kohë pas përfundimit, tuneli paraqet pamje që bien ndesh me standardet që priten nga një investim i kësaj përmase.

Tuneli i Llogarasë është ndërtuar dhe mbikëqyrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku. Gjatë vitit 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar hetime mbi procedurat e tenderimit të këtij projekti.

Sipas njoftimeve zyrtare, hetimet kanë evidentuar problematika serioze në procesin e prokurimit, ku tenderi dyshohet se është strukturuar në mënyrë të tillë që favorizonte një operator të paracaktuar, në kundërshtim me parimin e barazisë dhe konkurrencës së ndershme. Në këtë kuadër, SPAK ka njoftuar se Belinda Balluku është proceduar për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, lidhur pikërisht me projektin e tunelit të Llogarasë.

Pamjet e publikuara së fundmi e bëjnë edhe më urgjente nevojën për llogaridhënie institucionale, transparencë mbi gjendjen reale të veprës dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Zoom.al/

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…