Fevziu i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës: E bëj jetën si dua, të pres në studio

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar sërish në kundërpërgjigje të postimit të kryeministrit Edi Rama, paraditen e sotme, 9 janar.
Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, fillimisht Fevziu ndalet te ajo që e ka habitur më shumë në reagimin që pasoi nga kritika që ai u bëri ministrave në emisionin e së enjtes në “Opinion”. Sipas tij, në mes të situatës së jashtëzakonshme me përmbytjet, zjarrin te tregu i “5 majit” apo krizën politike, kreu i qeverisë zgjodhi të ndalej te kjo problematikë.

Teksa i qëndron deklaratave të tij se ministrat nuk japin llogari para shtypit, pranon edhe ‘gabimin’ që bëjnë mediat.

“Kryeministri i Shqipërisë ishte shqetësuar nga një fragment i emisionit të djeshëm në Opinion, ku ministrat dhe drejtorët e tij sfilonin mes sipërfaqeve të përmbytura, duke bërë muhabet me vete. Po, po, me vete, duke u parë në sy, të ndjekur nga një kameraman i ministrisë që ecte mbrapsht.

Këto pamje, të transmetuara live thuajse kudo, ishin për mua jo vetëm një shëmtim moral, por edhe një lloj papërgjegjshmërie, që ministrave të sotëm u vjen nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar. Por s’do të zgjatem në këtë pikë, sepse meriton një shkrim më vete. Dhe javët e fundit kanë plot histori që mund të tregohen për këtë gjë…

U çudita që, me 1/3 e Shqipërisë nën ujë; me një zjarr që shkumboi miliona dollarë të tregtarëve të vegjël të Tiranës; me krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një anëtareje të Kabinetit dhe nga akuzat për problemet në AKSH, problemi i vetëm që meritonte polemikë ishin daljet në TV të ministrave.

Po, daljet në çdo ekran të ministrave që bëjnë muhabet me vete, ose që diskutimet e zyrës i bartin në ndonjë cep të Shqipërisë duke shpenzuar kohën që duhet t’ua kushtojnë qytetarëve, është vërtet një shëmtim. Shumica nuk i pranojnë gazetarët, i montojnë lajmet me ekipet e tyre dhe ne i përcjellim pa asnjë mundësi verifikimi. Ndaj dje, vura bashkë me imazhin e tyre atë të Presidentit të SHBA-së ose të Prokurores së Përgjithshme, ku tregohej se kudo, shtetarët japin llogari përpara shtypit, jo kameramanit të ministrisë.

Akoma më i shëmtuar është fakti që këto kronika transmetohen edhe disa ditë më pas, kur protagonistët e tyre janë në impenjime të tjera ose nuk janë fare në Shqipëri. Nëse doni një shembull, mjafton të kujtoni se si Veliaj ishte në një event të Bashkisë “live”, kur BKH e mori nga zyra e tij. Shikuesit nuk kuptonin më lajmet që u vinin me njoftim për arrestimin, ndërkohë që ai vijonte të fliste në ekran. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur ministra të tjerë kanë qenë në Vjenë apo Emirate dhe ndërkohë shfaqeshin në ekran.

Por po të jap të drejtë: kjo s’ka ndonjë rëndësi. Rëndësi kanë dy “fake”:

E para, që llogaridhënia e ministrave përpara shtypit është zero, po zero.

E dyta, që shtypi është më përgjegjës se ministrat që ua transmeton kronikat e tyre. Po, përgjegjësia është e JONA!“, shkruan Fevziu.

Më tej, ndalet edhe te udhëtimet e tij, të cilat i kishte nënvizuar më herët numri një i kabinetit.

“Unë jam një qytetar i lirë, që e ndërtoj jetën si dua. Dhëntë Zoti ta kem ndërtuar mirë. Kur Rama të jetë edhe ai i lirë, do ta kuptojë që kjo jetë e imja është më interesante sesa ajo që ka zgjedhur ai, dhe të cilën – ai e di shumë mirë – unë e kam refuzuar më shumë se një herë. Kam bërë gabim apo jo, pak rëndësi ka. Dhe vijoj ta refuzoj“, sqaron moderatori i “Opinion” në Tv Klan.

Së fundmi, nuk la pa veçuar komentet dhe kuriozitetin e njerëzve për “faktin se e kanë kthyer mbrapsht nga Venezuela”.

“Të dashur ndjekës, nuk e di pse Rama zgjodhi Venezuelën – çështje nënvetëdijeje – por po tallej. Dhe e thoshte vetë që po tallej. Mos i merrni talljet dhe shakatë për të vërteta, sepse pastaj problemi nuk është ai që bën shaka, por ai që i beson dhe i kthen në temë bisede.Kategoria e fundit e këtij postimi janë “konspiracionistët”. Ata që thoshin “mos iu përgjigj se i heq vëmendjen”, ose që thoshin se është strategji për të devijuar vëmendjen. Zonja dhe zotërinj, nëse një diskutim se si duhet të dalin ministrat në TV tërheq më shumë vëmendje sesa hallet dhe problemet tuaja, atëherë problemi nuk është Rama, por jeni JU!“, është mesazhi që ka për qytetarët.

Në mbyllje, duke pranuar se Rama mund të jetë i vetmi politikan që ende ka kurajon të përballet në emisione, thotë se e pret në studio me katër nga panelistët e djeshëm.

“Të paktën deri më sot, Rama nuk e ka pasur vesin e vartësve të tij, që kërkojnë të caktojnë edhe gazetarët me të cilët do të dalin në TV. Nëse vjen, mirë se të vijë…“, shkruan Fevziu.

Related Posts

Një grua dërgon një foto të vajzës së saj ish-të dashurit të saj. Tri ditë më vonë ai i përgjigjet. Ajo që lexoi dhe pa e bëri atë të qeshë…

Një mbrëmje, Tanja hyn në rrjetin social dhe papritmas sheh emrin e Viktor, Mironjuk, mes miqve të përbashkët. Mendoi: pse të mos i dërgoj një foto të…

Kjo pije h*lmuese është vr*sësi i kockave tuaja dhe ju e pini atë çdo ditë

Shumica e njerëzve sot përdorin pije të gazuara në baza ditore dhe nuk e dinë sa keq bëjnë për shëndetin e tyre këto pije. Ja se si…

Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbulimin misterioz nga hapësira

Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak…

Si e pësoi vlerësimin me notën 9 mësuesi që nuk e njihte Pranverën, vajzën e Enver Hoxhës dhe çfarë ndodhi pastaj?!

Ju keni mbaruar për histori e filozofi, kur mbaruat universitetin ku e bëtë praktikën? Po, atëherë kishte praktikë për ata që mbaronin studimet. Për çudi, mua më…

Po prek masivisht të RINJTË/ Ky ka*ncer i rrallë në rritje të shpejtë, mjekët të ALARMUAR!

Ka nceri i apendiksit është një gjendje që deri para pak kohësh ishte aq e rrallë, saqë shumica e njerëzve, madje edhe mjekëve, kurrë nuk e merrnin…

“GABIM” TRAGJIK! Burri po operohej për kancerin, mjekët i heqin organin e shëndetshëm…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një pacient 77-vjeçar është viktimë e një gabimi të rëndë mjekësor, pasi mjekët i kanë hequr gabimisht veshkën e…