“Në Durrës po pastrohen paratë e k*kainës”/ Hoxha: Porto Romanon po ia falim mikut të Putinit

Artan Hoxha, duke komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se ish-numri 2 i qeverisë dëshmoi skemën ku infrastruktura jetike e vendit rrezikon të bjerë nën kontrollin e interesave ruse, përfshirë ato me lidhje të afërta me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike dhe gjeopolitike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Sipas tij, porti aktual i Durrësit menaxhohet nga një aleancë kriminale, ndërsa në projektin “Durrës Yachts Marina” po pastrohen paratë e kokainës së grupeve të Dubait.

Ahmetaj tha shkoni në Porto Romano dhe gjeni Ivan Savidhis, edhe po e shikoja. Ivan Savidhis në listën e re që nxori Forbes tani në janar, është në diku tek 1.7 miliardë dollarë.

Arben Ahmetaj: Është njeriu që kontrollon portin e Selanikut, në në Greqi, është një ish-deputet rus, është mik i afërt i Putinit dhe ka interes direkt që ai porti i Porto Romanos të jetë nën ndikimin e atyre dhe të jetë sa më i vogël i mundshëm.

Çfarë tha Ben Ahmetaj dje? Porti i ri tha, është katër herë më i vogël se porti që kemi dhe gjithë infrastruktura e tij është fare minore në krahasim me atë që kemi. Për më tepër tha, ne rrezikojmë të ngelemi pa portë fare.

Pra, dje Arben Ahmetaj të bëri identifikimin, ku krimi i organizuar ishte bashkë me pushtetin dhe ku ndanin të mirat materiale të këtij vendi dhe me ato të mira materiale ne kuptojmë se rezultati i zgjedhjeve është ky. Kur ai të thotë që një media që grabit gjithë ditën dhe na shet moral nga mëngjesi në darkë, nga mëngjesi në darkë, madje sot kishte nxjerrë një lajm sa lekë kishte lënë Arben Ahmetaj në kazino në Maltë, e kupton ti tani? Pra, ai ta shpjegon se si funksionon sot sistemi dhe po ta, po na e thotë një njeri i brendshëm. Kur tha shishen e verës 3 mijë e 600 euro, herën e parë ne qeshëm. Unë jo aq shumë, se unë e di që ai i njeh mirë verërat edhe e di që ka qenë atje. Por kur vajtën tek njëra nga bazat operative të GYS-it, çfarë bën ata? Se u shqetësuan prej etiketave të verës dhe e morën pikërisht etiketat që rrezikonin të provonin atë që thoshte Arben Ahmetaj. Dhe ne tashmë e dimë se vera që ata përdorin, është thjesht shiko deri ku kanë shkuar, deri në, në çfarë vaniteti kanë shkuar. Megjithatë, vij tek pjesa prapë që unë e shoh problematike. Ne sot kemi një problem me portin. Me portin, me këtë që kemi.

Po me portin që kemi, nga një anë ja kemi dhënë dikujt që është një gjashtë orë larg me avion, dhe i cili po investon dhe tha mund të na çojë dhe në arbitrazh.

Pra, ai ka, do të investojë vetëm 80 milionë euro në një sipërmarrje që shkon 2.5 miliardë, dhe qartësisht në vijimësi, në vite kam thënë që po aty janë paratë e grupeve ose organizatave kriminale që merren me narkotrafikun, kryesisht me kokainën, prandaj janë para kaq të mëdha.

Pra, aty janë paratë e grupeve të Dubait, të cilat investohen atje dhe në formë blihen në metra katrorë në portin e Durrësit.

E dyta, porti i Durrësit sot, pra pjesa funksionale që ka ngelur, i ka ngelur një aleance kriminale e cila ka katër vjet që nuk ka bërë të mundur që aty të mos kapet asnjë gram kokainë në hyrje, se në dalje kapet. Po ne nuk jemi vend prodhues i kokainës. Pra, kjo të tregon se çfarë po ndodh saktësisht aty dhe sa e ngushtë, sa ngushtësisht është kjo lidhje. Pastaj shkon te porti i Porto Romanos. Pra, mirë që ne po humbim aftësinë që kemi 2500 vjet sa ka Durrësi qytet, që ka qenë port i rëndësishëm, mirë që ti po e humb këtë gjë dhe je një port shumë i rëndësishëm në, në Mesdhe, por nga ana tjetër ti po përfundon atje në një sipërmarrje tjetër kriminale, e cila është dhe në interesat strategjike kundër interesave kombëtare të Shqipërisë, sepse ti po ia çon një oligarku që ka lidhje direkte me Putinin. Pra, ti po na rrezikon edhe ardhmërinë, jo vetëm po na vjedh, atë që thotë Bushati, po ti po na rrezikon edhe të ardhmen

Related Posts

14-vjeçarja nga Gramshi zhdυket papritur nga shtëpia – gjyshja mes lotësh kërkon ndihmë… ku ndodhet ajo?

Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. E moshuara…

A është prishur raporti mes familjarëve të Brikenës dhe Mateos? Një detaj i vogël po ndez dyshime të mëdha…

Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores. Ditët…

Shρërthen skandaIi! Rrjeti i k*kainës bie në ρranga – mes të arrestuarve dy shqiptarë të rinj!

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së ko kainës. Operacioni u zhvillua gjatë…

“Nuk është vetëm se*s” – Menaxherja e bordeIIos më të famshme në Europë zbulon sekretin e burrave për 14 Shkurtin!

Me afrimin e 14 shkurtit, Catherine De Noire, menaxhere e një prej shtëpive publike më të mëdha në Evropë, nxjerr në pah realitetin e Ditës së Shën…

Horoskopi për ditën e sotme, 13 shkurt 2026

Dashi Ec përpara sot pa shikuar prapa. Veprimet e tua mund t’u duken të pamatura tek të tjerët, por mos u shqetëso. Ata do të jenë ata…

“Je mashtrues…”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë me ty kam ndenjur

Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet” Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’,…