Jetnori, kamionisti që u shpëtoi jetën 3 të rinjve, heroi i muajit dhjetor

Jetnor Merko, kamionisti që shmangu një tragjedi të mundshme në aksidentin e 24 dhjetorit në Skrapar, është shpallur “Heroi i muajit dhjetor”.

Mëngjesin e asaj dite, Jetnori ishte nisur për në punë si çdo ditë tjetër, pa e ditur se do të përballej me një situatë që do t’i ndryshonte rrjedhën ditës. Në aksin rrugor të Çorovodës, ai u përball me një aksident të rëndë, ku një automjet me disa të rinj kishte dalë nga rruga dhe kishte mbetur varur në një zonë tepër të rrezikshme, pranë lumit.

Pa hezituar, kamionisti nga Korça ndërhyri menjëherë. Ai lidhi një litar të fortë në kamionin e tij dhe e mbajti automjetin e aksidentuar të stabilizuar, duke parandaluar rënien në lumë, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të emergjencës ndërhynë më pas për nxjerrjen e të rinjve nga automjeti, të cilët fatmirësisht shpëtuan pa pasoja fatale. Falë reagimit të shpejtë dhe guximit të Jetnor Merkos, tre të rinjtë u nxorën të sigurt dhe u shmang një tragjedi e mundshme.

I vlerësuar për aktin e tij, Jetnori shpreson të ketë shërbyer si shembull për të tjerët. Ai u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, veçanërisht të rinjve, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke theksuar se vetëm përmes kujdesit dhe përgjegjësisë mund të parandalohen aksidentet në rrugë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…