Gjyshi kërkon të gjejë të dashur, u bën veprime të pahijshme vajzave të vogla

Kjo video vjen nga qyteti i Elbasanit, ku disa të rinj i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një person të moshuar i cili bën gjeste të pahijshme në publik karshi vajzave të mitura.

Sipas denoncuesit, personi i moshuar bën veprime të tilla thuajse çdo ditë, sa herë që ngacmon vajza të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të mitura. Ata tregojnë se pavarësisht se vajzat nuk i kthejnë përgjigje, gjyshi i moshuar bën veprime sikur mund të shihen në pamje.

Ata shkruajnë: “Përshëndetje JOQ! Ky person është m@njak që i bën shenja vajzave të mitura çdo ditë. Është kthyer në një problem të përditshëm. Ndodhet në Elbasan dhe bën veprime të turpshme duke prekur me dorë pjesët intime të tij kur shikon ose i flet ndonjë vajze, pavarësisht se ato nuk i flasin. Të moshuarit në Shqipëri janë bërë një problem i madh!,” shkruan qytetari.

Kjo nuk është hera e parë që të moshuar në qytete të ndryshme të vendit bëjnë gjeste të tilla të shëmtuara ndaj fëmijëve dhe vajzave të reja. Ka pasur raste kur të moshuarit nuk janë mjaftuar vetëm te ngacmimet në rrugë, por kanë shkuar edhe më tej.

Mjafton të kujtojmë rastin që tronditi vendin disa javë më parë, ku në fshatin Piskupat të Pogradecit, një vajzë 12-vjeçare mbeti shtatzënë pasi u abuzua nga fqinji i saj.

Për raste të tilla zëri duhet ngritur gjithmonë, dhe këta persona duhen shfaqur publikisht në mënyrë që të parandalohen pasoja më të rënda si ajo e 12-vjeçares. Mbetet për t’u parë nëse Policia do ta marrë seriozisht këtë denoncim dhe do të guxojë të marrë masat e nevojshme në bazë të parashikimeve ligjore.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…