Si u arratis nga spitali infektiv, vr*sësi me pagesë Altin Ndoci

I akuzuari si vrasës me pagesë, Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK është arratisur nga paraburgimi i Durrësit të martën rreth mesditës dhe autoritetet kanë humbur gjurmët e tij pasi është larguar në drejtim të paditur.

Drejtoria e Burgjeve tha përmes një deklarate për mediat se Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

“I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit”, tha DPB.

Duke pranuar dështimin e forcave të sigurisë dhe duke pohuar se po hetohet nëse ka pasur bashkëpunim, DPB thotë se “pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali”.

“Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kush është Altin Ndoci

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, si vrasës me pagesë i rekrutuar nga disa kriminelë të rrezikshëm të lodhur kryesisht me serial krimesh të rënda në Elbasan dhe Itali.

Ndoci është vënë nëm hetim nga SPAK-u për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, etj.

Ai akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej i njohur si Tarzani, xhaxhait të këtij, Arben Dylgjeri, si dhe një shtetasi turk, Erdal Durunay. Ngjarja kishte ndodhur më 29 dhjetor 2019 në Bradashesh, fshat në hyrje të qytetit Elbasan.

Ndoci u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.

Në nëntor 2024 mori pafajësi, por megjithatë SPAK ngriti akuzë tjetër më 18 tetor 2025.

/noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…