Influenceri që është bërë si llazoret e opozitës, Edi Rama replikon ashpër me Blendi Fevziun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke e akuzuar se ka mashtruar shikuesit e emisionit Opinion me pretendime sipas tij të pabazuara lidhur me udhëtimet private të ministrave gjatë fundjavave.

Në reagimin e tij, Rama i referohet deklaratës së bërë nga Fevziu në ekran, ku gazetari kishte pohuar se dispononte “fakte” se të paktën shtatë ministra ndodheshin jashtë vendit për arsye private, ndërkohë që në televizione shfaqeshin pamje sikur ishin në terren pune. Sipas Ramës, kjo deklaratë përbën një shpifje të pastër, e cila – sipas tij – nuk u mbështet më pas me asnjë provë konkrete, as kur vetë Fevziu reagoi ndaj postimit të kryeministrit.

Rama thekson se gjatë periudhës së fundit, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, një sërë ministrash kanë qenë të angazhuar pa ndërprerje në terren, ditë e natë, çka sipas tij e bën edhe më të pabesueshme akuzën e hedhur në publik. Ai shton se nuk ka qenë i befasuar nga kjo deklaratë, duke nënvizuar se në studiot televizive shpesh qarkullojnë akuza të pavërtetuara nga përfaqësues të opozitës, por këtë herë e konsideron të papranueshme që një pretendim i tillë të artikulohet drejtpërdrejt nga moderatori i emisionit.

Kryeministri i bën thirrje Fevziut që të kërkojë ndjesë publike ndaj shikuesve, duke theksuar se audienca e Opinion nuk përbëhet vetëm nga mbështetës të qeverisë, por kryesisht nga qytetarë me bindje të ndryshme politike, të cilët – sipas tij – janë keqtrajtuar me një akuzë të pambështetur me fakte. Rama nënvizon se, nëse moderatori nuk arrin gjithmonë t’i frenojë shpifjet e të ftuarve në studio, minimalisht nuk duhet të bëhet vetë burim i tyre.

Në përmbyllje, Rama shprehet se klima e përditshme e akuzave dhe shpifjeve në debatet politike televizive ka arritur një pikë shqetësuese dhe se, sipas tij, një figurë me peshë mediatike si Fevziu mund të japë një shembull pozitiv, duke ndalur këtë praktikë dhe duke pranuar përgjegjësinë për një deklaratë të pasaktë.

Deklarata e plotë:

Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.

Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë – shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai – llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!

Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?

Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv.

Related Posts

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…

Çfarë ndodh pas përdorimit të ilaçit të dobësimit? Hulumtimi i ri analizon rifitimin e peshës një vit pas aplikimit

SHBA- Një hulumtim i ri po shqyrton më nga afër se çfarë mund të ndodhë një vit ose më shumë pasi njerëzit ndalojnë së marri ilaçet GLP-1….

E quajnë “pema mrekulli”: Rritet shumë shpejt dhe krijon hije të dendur në oborr

Paulownia tomentosa, e njohur edhe si “pema e kambanave blu”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes kopshtarëve amatorë për shkak të rritjes së saj të…