Arratisja nën hundën e shtetit! Ushtari i Çopajve qëlloi policin, Qosja: Nuk arritëm ta ndalonim

Arratisja e ushtarit të ‘Çopjave’ Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit ka nxjerrë sërish në pah dështimin flagrant të sistemit të shoqërimit dhe sigurisë së të paraburgosurve me rrezikshmëri të lartë.

Ndoci, i shoqëruar nga burgu i Durrësit për vizita mjekësore në repartin e infektivit, ka qëlluar efektivin e policisë që e ruante në dhomë dhe është larguar me vrap nga kati i tretë i spitalit, duke zbritur nëpër shkallë, pa u ndaluar nga askush.

Pavarësisht se ndodhej në një ambient që, sipas Drejtorisë së Burgjeve, “ka repart sigurie për të dënuarit”, i paraburgosuri ka arritur të largohet brenda pak minutash, duke e kthyer një vizitë mjekësore në një operacion arratisjeje të suksesshëm.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Burgjeve me drejtues Klevis Qosen konfirmoi faktin, duke sqaruar se Altin Ndoci ishte në spital për vizita mjekësore dhe se, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, “nuk u arrit ndalimi i tij”.

Deklaratë paraprake

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një deklaratë që, më shumë sesa shpjegim, shërben si pranim i hapur i dështimit! Një i paraburgosur për katër vrasje arrin të neutralizojë efektivin që e shoqëron dhe të largohet nga një strukturë shtetërore pa asnjë pengesë reale.

Ndërkohë që “strukturat janë vënë në lëvizje”, fakti mbetet i pandryshuar, i burgosuri është i lirë, polici është i qëlluar dhe sistemi i sigurisë ka dështuar plotësisht.

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e shoqërimit, numrin e efektivëve, protokollet e sigurisë dhe përgjegjësinë zinxhir të institucioneve që duhet të garantonin që ushtari i Çopajve të mos arratiset.

Related Posts

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…

Çfarë ndodh pas përdorimit të ilaçit të dobësimit? Hulumtimi i ri analizon rifitimin e peshës një vit pas aplikimit

SHBA- Një hulumtim i ri po shqyrton më nga afër se çfarë mund të ndodhë një vit ose më shumë pasi njerëzit ndalojnë së marri ilaçet GLP-1….

E quajnë “pema mrekulli”: Rritet shumë shpejt dhe krijon hije të dendur në oborr

Paulownia tomentosa, e njohur edhe si “pema e kambanave blu”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes kopshtarëve amatorë për shkak të rritjes së saj të…

E rëndë në Gjakovë: Një i vr*rë dhe një i p(l)agosur pas të shtënave me armë zjarri

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Sipas…

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…