Goditi një efektiv të burgjeve dhe më pas u arratis, itinerari që ndoqi Altin Ndoci! Ngrihen postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës së krimit

Mesditën e sotme (13 janar) nga spitali i Durrësit është arratisur Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezikshëm në botën e krimit. Sipas korrespondentes së Durrësit, Klodiana Haxhiaj Altin Ndoci kishte shkuar në spital për vizita mjekësore në repartin infektiv, ku ishte i shoqëruar nga efektive të policisë së burgjeve.

Po sipas Haxhiajt, Ndoci është arratisur sapo ka mbërritur në dhomën që është e posaçme për të burgosurit, madje është e pajisur me hekura.

Ai ka goditur një punonjës policie dhe më pas është larguar në drejtim të varrezave të qytetit.

“Altin Ndoci është arratisur nga infektivi ku kishte shkuar i shoqëruar nga punonjës policie të burgut të Durrësit. Në momentin kurt është futur në sallën që është me hekura dhe posaçërisht për të dënuarit, ai është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar njërin nga punonjësit të policisë që e shoqëronte dhe është larguar në drejtim të varrezave të qytetit”, tha gazetarja Haxhiaj.

Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe për kapjen e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Altin Ndoci u arrestua në korrik 2020 gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, si i dyshuar për vrasjen e 4 personave, fillimisht dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë 2020 Anxhelo Avdija dhe Dorian Shkozën.

Por me 2 prill 2024 Gjykata e posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit përfshirë edhe dyshimi për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur të pafajshëm atë.

Ishin dëshmitë e të arrestuarit, Klevis Alla i cili e përfshinte Altin Ndocin në këto 4 vrasje por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi ç’ka bëri që të marrë pafajësinë. Nga ana tjetër për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia , Gjykata e posaçme dënoi me 25 vite burg Klevis Allën.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024 ai nuk mundi të dalë nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, pas dëshmive të Nuredin Dumanit i cili e përfshin në disa ngjarje të rënda.

Në dëshmitë e dhëna në SPAK nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, Klevis Alla dyshohet si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Gjithashtu Ndoci,mbahej në burg edhe për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”

Related Posts

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…

Çfarë ndodh pas përdorimit të ilaçit të dobësimit? Hulumtimi i ri analizon rifitimin e peshës një vit pas aplikimit

SHBA- Një hulumtim i ri po shqyrton më nga afër se çfarë mund të ndodhë një vit ose më shumë pasi njerëzit ndalojnë së marri ilaçet GLP-1….

E quajnë “pema mrekulli”: Rritet shumë shpejt dhe krijon hije të dendur në oborr

Paulownia tomentosa, e njohur edhe si “pema e kambanave blu”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes kopshtarëve amatorë për shkak të rritjes së saj të…

E rëndë në Gjakovë: Një i vr*rë dhe një i p(l)agosur pas të shtënave me armë zjarri

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Sipas…

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…