Kush e donte jashtë Altin Ndocin? Gazetarja zbulon “sekretin” e arratisjes nga burgu

Në lidhje live për Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tha se arratisja e Altin Ndocit ditën e djeshme nga burgu i Durrësit nuk erdhi nga hiçi. Sipas gazetares, grupi i Çopajve në Elbasan e donte Altin Ndocin jashtë dhe se këta të fundit ishin të gatshëm prej kohësh për ta nxjerrë atë. Sakaq, ajo theksoi se Ndoci ishte pjesë e bandës së Çopajve dhe konsiderohej koka e grupit të tyre.

“Nuk erdhi nga hiçi plani për arratisje, nuk ndodhi dje për sot. Është një plan i mirë menduar, dhe kjo duket qartë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimet mbi grupin e Çopajve në Elbasan. Këta të fundit donin me domosdoshmëri që Altin Ndoci të dilte jashtë burgut, pasi ishte një nga udhëheqësit dhe qitësi kryesor i grupit.

Altin Ndoci është nga Lezha dhe ka qenë i arrestuar për gjashtë vite, pas dëshmive të Klevis Hallës dhe Nuredin Dumanit, i arrestuar në kuadër të dosjes “Plumbi i Art”.

Emri i tij u lidh edhe me vrasjen e vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit në 2019 mos gaboj. Pas pendimit të një dëshmitari të drejtësisë, ai humbi statusin e mbrojtjes së dëshmitarit dhe çështja për vrasjen e vëllezërve Haxhia u pushua, por me daljen e dëshmitarëve të tjerë, emri i Altin Ndocit u përfshi sërish si i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.

Nga bisedat e zbardhura në Sky ECC nga Prokuroria e Posaçme, anëtarët e grupit Çopaj shprehen se janë të gatshëm për të liruar Altin Ndocin, pasi kishin mbetur pa qitës në grup e tyre. Përveç tentativës për ta nxjerrë nga burgu, ata kishin shkuar deri aty sa të paguanin avokatin e tij dhe të kujdeseshin për familjen e tij, duke siguruar të gjitha gjërat e nevojshme, si mesazh se ata nuk e kishin harruar anëtarin e bandës së tyre,” u shpreh gazetarja

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…