Mjerim ekstrem në Elbasan, dy të moshuar dhe djali i s*murë jetojnë në kushte çnj*erëzore

Dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në mjerim ekstrem në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, mes varfërisë, sëmundjes dhe mungesës totale të kushteve minimale për jetesë.

Gazetarët e Top Channel gjatë një vizite në banesën e familjes, gjetën vetëm zonjën e shtëpisë, Lulietën, 75 vjeçe. E kërrusur, me vështirësi të theksuara në lëvizje dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, ajo mezi qëndronte në këmbë, ndërsa çdo hap ishte një përpjekje e dhimbshme.

Banesa ku jeton familja është thuajse e shkatërruar, e ftohtë, e ndotur dhe pa asnjë kusht minimal që mund të quhet shtëpi.

Në vend të një sobe të ndezur, në dhomë ndodheshin vetëm dy tigane bosh dhe disa copa druri. Në një tenxhere kishte vetëm ujë. Në dysheme shiheshin dy bidona me ullinj dhe disa rroba të hedhura përtokë. Një divan i vjetër prej druri shërben si vend fjetjeje për të gjithë familjen.

Lulieta tregon se bashkëshorti i saj kishte dalë për të siguruar drekën, të cilën shpesh e marrin në ndonjë qendër ndihme.

Për djalin e tyre ajo shprehet se nuk e di ku ndodhet, ndërsa për shëndetin e tij thotë shkurt: “Është mirë”. Por banorët e lagjes pohojnë se djali është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

E pyetur se me çfarë mbulohen gjatë natës, e moshuara tregon se kanë një dhomë tjetër, e përdorur si magazinë. Por aty nuk gjendej asnjë batanije apo dyshek.

Tualeti ndodhet jashtë banesës, i shkatërruar, pa ujë dhe pa kushte minimale higjienike. Çdo rrobë në atë shtëpi ishte e papastër.

“Çfarë të bëjmë…”, përgjigjet me dëshpërim Luljeta, kur pyetet se si ia dalin çdo ditë. Ajo tregon se natën e ndërrimit të viteve iu kishin sjellë ushqime të gatshme, por nuk di të thotë se nga kush apo çfarë ishin.

Nga bashkia Elbasan, në banesë ka mbërritur edhe përgjegjësi i Shërbimit Social, Erald Gjeli, i cili ka inspektuar nga afër kushtet ekstreme ku jeton familja. Ai ka deklaruar se rasti do të trajtohet menjëherë, duke theksuar se do të ndërmerren hapa konkretë për rikonstruksionin e banesës dhe për mbështetjen emergjente të familjes. Sipas tij, rasti është i njohur dhe familja është ndihmuar herë pas here me paketa ushqimore dhe ushqim në qendra sociale.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…