Vr*u djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/ Njerka dënohet me burgim të përj*tshëm, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Një grua 32-vjeçare nga Irlanda e përshkruar si njerka “e keqe”, është dënuar me b*urgim të përjetshëm për vr*sjen e djalit katërvjeçar të të dashurit të saj, Mason O’Connell Conway.

Babai i fëmijës, 36-vjeçari John Paul O’Connell, ishte dënuar më parë me shtatë vjet b*urg për rrezikim, neglizhencë dhe pengim të hetimeve, duke e ditur ose duke besuar se McGhee kishte vrarë fëmijën.

Sipas raportimeve, gjykatësi Paul McDermott vendosi që McGhee, pa vendbanim të caktuar, të vuajë edhe katër vjet e gjashtë muaj burg për dy akuza të mizorisë ndaj fëmijëve gjatë javëve dhe muajve që çuan në vr*sje. Dënimet do të zbatohen njëkohësisht me burgimin e përjetshëm.

Gjatë gjyqit u bë e qartë se Mason kishte pësuar abuzime fizike për javë të tëra dhe ishte izoluar në dhomën e tij për katër ditë para se njerka ta godiste në mënyrë fatale. Ai kishte pësuar dëmtime të rënda, përfshirë një lëndim në bark që i shkaktoi shqyerjen e mëlçisë dhe lëndime në kokë, që secila mund të kishte shkaktuar vdekjen vetë. Babai dhe njerka e tij përpiqeshin të mashtronin profesionistët mjekësorë për shkakun e dëmtimeve.

Nëna e Mason, Elizabeth Conway, u shpreh jashtë gjykatës se asgjë nuk do ta kthejë djalin e saj dhe përjetoi pesë vite të tmerrshme duke dëgjuar për abuzimet që i kishte përcjellë fëmija i saj. Ajo e përshkroi djalin si një fëmijë të dashur, të zgjuar dhe plot kujdes, që solli shumë lumturi në jetën e familjes.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit që u transferuan nga Durrësi në Peqin pas arratisjes së Altin Ndocit

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët…

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Durrësi në Peqin

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet e transferimit të disa të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga burgu i Durrësit, drejt burgut të sigurisë…

Stine zbulon arsyet e vërteta të largimit nga ‘Big Brother VIP Albania 5’

Stine ka ndarë mendimet e tij më të thella në lidhje me largimin nga ‘Big Brother VIP Albania 5’ në një intervistë të fundit në ‘Big Brother…

Banesa iu përfshi nga flakët, e moshuara ndërron j*të për shkak të asfiksisë! Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia. Mësohet se zjarri ka rënë në një…

Bllokohet pa afat hyrja drejt Greqisë nga Kakavija, shkak..

Hyrja drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës është bllokuar pa afat, duke nisur nga ora 12:30 e ditës së sotme (ora greke), ose 11.30 ora e…

“Na duhet qitës”, Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht

Altin Ndoci nuk u la asnjëherë në harresë nga organizata kriminale Çopja. Ky fakt del qartë nga dosja hetimore të SPAK, ku zbardhen komunikime në aplikacionin e…