Arratisja ne Durres? Klodiana LALA nxjerr detajin SH0KUES qe nuk e paskemi ditur

Gazetarja Klodiana Lala duke analizuar arratisjen e Altin Ndocit, deklaroi se gjatë shoqërimit në Spitalin Rajonal të Durrësit nuk është zbatuar protokolli. Më teja ajo hodhi akuza ndaj Policisë së Shteti, reagimi i së cilës , sipas Lalës, lë hapsira për dyshime.

Më tej Lala shtoi se përpjekjet e grupeve kriminale për ta liruar Ndocin kanë qenë të hershme, pasi e atë e quanin si njeriun që të mbaron punë.

“Për ditën e arratisjes, mendoj nuk është zbatuar protokolli. Së pari, është shoqëruar në spital, dy të paraburgosur me 6 punonjës së policisë së burgjeve. Në protokoll duhen 2-3 për një të paraburgosur, por kur ka akuza të rënda, duhet numër i shtuar, duhet të lëvizë forca elitare e burgjeve dhe të lajmërohet Policia e Shtetit.

Tjetra, në momentin që shkojnë te Policia, si ka mundësi që Policia e Durrësit apo e Shtetit, pavarësisht se në spitalin e Durrësit, ka dy pavjonee të përshtatura për të paraburgosurit apo të dënuarit, si ka mundësi që në një spital të shndërruar si paraburgim, si ka mundësi nuk ka patur qoftë edhe një patrullë të vendosur në hyrje-dalje?

Kur Altin Ndoci, arratiset, ai ka bërë ekzaminimet, ka pritur të bëjë ekzaminim për zemrën, ka vajtur në tualet dhe kur ka dalë ka goditur dy punonjës, është larguar dhe makina e priste jashtë.

Si nuk pati bllokim tërësor të rrugëve, si nuk u ngrit një dron, kërkim me qen, kontroll me helikopter? Një person i këtij profili, nga organizata më famëkeqe në vend, nuk pati reagim? Si nuk pati reagim për qytetarët shqiptarë?

Mund të vihet në dispozicion shumë parash për informacion, të kenë kujdes, të mos hapin derën, e me rradhë. E gjitha nga A te ZH, nuk ka funksionuar.

Altin Ndoci u arrestua në 2020, pas dëshmisë së Klevis Allës, që pretendonte se ishte i përfshirë në dy vrasje.

Dëshmia e Klevis Allës u rrëzua pas pendesës së Nuredin Dumani. Ajo që më kë bërë përshtypje, kur janë zbërthyer komunikimet në SKY, krerët e organiztës së Franc dhe Hajdar Çopja, ata shqetësohen sepse e konsideronin njeriun që i mbaron punë, i thonin “kokë çami”, pa qëllim për të ofenduar, ata thoshin “kokë çami” është brenda dhe nuk arrijmë dot të gjejmë vrasës tjetër për të eleminuar kundërshtarët. Përpjekjet për ta liruar kanë qenë të hershme”, tha Lala për emisonin “Të Paekspozuarit”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…