‘O Fize, të dëshiroj si i ç’mendur, o shpirt’! Tha se e rr’ahën për një “like” në Facebook, motra e policit nxjerr mesazhet: Mecaj më ka përndjekur

Pak ditë më parë Altin Mecaj përfundoi në spital, sipas tij i rrahur nga tre persona në oborrin e banesës së tij në Fier. Për këtë incident që i shkaktoi plagë të shumta, Mecaj akuzonte punonjësit e policisë, Fredi Lamaj, pasi sipas tij, i kishte komentuar të motrës në Facebook. Të premten, zonja në fjalë ka hedhur poshtë akuzat e Mecajt, duke thënë se nuk është dhunuar nga vëllai i saj, Fredi Lamaj, si dhe ka publikuar mesazhet e dërguar nga Mecaj, disa prej të cilave të papërshtatshme.

“Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet. Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë. Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje”, thotë zonja, së cilës në mesazhe, Mecaj i drejtohet si Fize.

“Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve. Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar. Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time”.

Ajo thotë se e ka kallëzuar penalisht për përndjekje Mecajn. “Nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera”, thotë ajo.

Sipas Mecajt, në datën 10 janar i ka ardhur një mesazh ku i thonin “Nuk e di me kë je mplekusr” nga Fredi Lamaj, vëllai i Fizes. “Në orën 11 që kam arritur në shtëpi janë fikur dritat, unë jam thirrur në emër për të dalë jashtë dhe unë dalë dal në derë aty më qëllon direkt pa një pa dy edhe më përsërit ato të mesazhit. Ishin të paktën tre persona”, deklaronte Mecaj. “Në qoftë se unë jam gabim ka dhe falje, në qoftë se për një “like” në apo edhe një koment.. ka dhe falje. Po që të arrijë në një fazë të tillë të më bëjë mua për spital… Kërkoj që kjo mos përsëritet më edhe dua të drejtën time”. (A2 Televizion)

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…