Rama: Ministria e Jashtme, dështimi ynë i madh

Kryeministri Edi Rama: Ministria e Jashtme, një nga dështimet më të mëdha të qeverisë sonë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kritikë të fortë ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë si një nga dështimet më të mëdha të qeverisë.

Duke folur në kuadër të diskutimit për ligjin e shërbimit diplomatik, Rama theksoi se Ministria e Jashtme nuk është në funksion të sfidave që përballet sot Shqipëria dhe bota. Sipas tij, institucioni nuk është reformuar asnjëherë realisht, ndërsa përpjekjet e mëparshme janë kufizuar vetëm në ndryshime formale.

“Edhe ligji që u bë si reformë nuk ishte reformë, ishte thjesht makijazh. Ne sot nuk kemi një shërbim diplomatik në lartësinë e sfidave të mëdha që ka Shqipëria,” u shpreh Rama.

Kryeministri nënvizoi se ligji i ri duhet të hapë rrugën për një reformë të thellë, duke sjellë “ajër të pastër” dhe duke përfshirë njerëz të rinj, veçanërisht profesionistë nga Diaspora shqiptare. Ai theksoi se shumë shqiptarë të kualifikuar jashtë vendit nuk mund të shërbejnë në përfaqësitë diplomatike për shkak të pengesave ligjore dhe statusit të kufizuar diplomatik.

Në deklaratat e tij, Rama kritikoi edhe mënyrën e funksionimit të brendshëm të Ministrisë, duke e krahasuar atë me Televizionin Shqiptar, për të cilin tha se është gjithashtu një institucion i dështuar. Ai përshkroi një realitet ku mungon transparenca dhe efikasiteti, duke shtuar se struktura aktuale nuk reflekton rolin dhe rëndësinë që duhet të ketë diplomacia shqiptare.

Sipas kryeministrit, reforma në shërbimin diplomatik është e domosdoshme për të përballuar sfidat ndërkombëtare dhe për të përfaqësuar denjësisht interesat e Shqipërisë në arenën globale.

“Amanet Televizionin Publik dhe Ministrinë e Jashtme!”, përfundoi Rama.

Pjesa e plotë ku Rama flet për MPJ:

Vijmë tek ligji i shërbimit diplomatik. Folëm këtu. Ministria e Jashtme është si Televizioni Shqiptar, është një tjetër dështim i madh i yni. E ua thashë, e kam thënë dhe po ua them se nuk është një gjë që nuk e dimë, nuk është një institucion në funksion të gjithë këtyre sfidave. Nuk është. Pse? Sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që u bë si reformë, nuk ishte reformë, ishte ‘’tualet’’, domethënë makijazh. Dhe ne nuk e kemi një shërbim diplomatik sot në lartësinë e sfidave të mëdha që ka bota dhe Shqipëria. Kështu që ligji duhet të jetë i tillë që të hapë rrugën për reformë, të hapë rrugën për të futur ajrin e pastër, për të futur njerëz të rinj. Shqipëria sot ka njerëz plot, jashtë në Diasporë dhe mos harroni, do vij dhe te Diaspora, që Diaspora është pjesë e elektoratit aktiv në Shqipëri, nuk shërbejnë dot në ato përfaqësitë tona se nuk kanë statusin ‘’grata’’ e ku di unë se çfarë. Dhe ‘’gratat’’ janë ‘’marrë peng’’ nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit që as televizion nuk është ai, se ata as nuk dalin, nuk dihet kush janë, ku janë, sa janë, ça bëjnë. Unë sa herë shkoj atje në atë ministri, më duket sikur aty është ministri, sekretarja dhe ai roja që më shoqëron deri atje ndërkohë që nga muret e nga korridoret del një jehonë.

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…