“Kam 4 muaj pa e parë vajzën time, ish-bashkëshortja nuk zbaton vendimin e gjykatës”

Sajmir Bulica, një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar një të drejtë që thotë se po i mohoet prej kohësh.

Ai tregon se nga martesa me ish-bashkëshorten e tij, Pranvera Hoxha, ka ardhur në jetë një vajzë e cila sot është 7-vjeçe. Sajmiri në vitin 2019 ka kryer një dënim prej 6 muaj e 20 ditë burg për shkak të konflikteve në familje dhe dhunës së ushtruar ndaj ish-bashkëshortes.

Pas daljes nga burgu, ai tregon se është ribashkuar me Pranverën, por konfliktet kanë vazhduar nga të dyja palët, deri kur në vitin 2024 vendosën të bënin divorc.

Pas divorcit, gjykata i njohu të drejtë Sajmirit që të mbajë vajzën e tij çdo fundjavë nga ora 10:00 e të shtunës deri në orën 10:00 të së dielës. Madje të ketë kontakte të përditshme telefonike me të, të martën dhe të enjten e çdo jave, t’a shëtisë 3 orë në një park lojërash, ndërsa dy javë në verë dhe dy në dimër të ketë të drejtë ta marrë për pushime.

Sajmiri thotë se ish-bashkëshortja nuk zbaton asnjë prej këtyre vendimeve të gjykatës, madje vazhdon t’i bëjë denoncime në polici për kanosje dhe kërcënime, pavarësisht se nuk jetojnë më bashkë.

Ai tregon se ka 4 muaj pa e parë vajzën, dhe kërkon që kjo padrejtësi të marrë fund. Ai bën thirrje publike që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe kjo çështje të marrë zgjidhje.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…