Blair, Rubio dhe Kuchner, pjesë e ‘Bordit të Paqes’! Trump ‘merr në dorë’ Gazën!

Presidenti amerikan Donald Trump ka konkretizuar idenë e tij për krijimin e një “Bordi të Paqes” për Gazën, duke shpallur një strukturë të gjerë drejtimi që synon rehabilitimin e territorit palestinez pas luftës.

Nisma, pjesë e një plani paqeje me 20 pika, vjen pas një armëpushimi të brishtë mes Izraelit dhe Hamasit dhe ka ngjallur reagime të përziera në arenën ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se një “bord ekzekutiv themelues” do të mbikëqyrë procesin e rindërtimit dhe stabilizimit të Gazës. Në këtë bord përfshihen ish-kryeministri britanik Tony Blair, drejtuesi i fondit të investimeve Marc Rowan, dhëndri i Trumpit Jared Kushner, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special i SHBA-ve Steve Witkoff, presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Robert Gabriel.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, secili prej tyre do të ketë një portofol të përcaktuar, që përfshin ndërtimin e kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimin, tërheqjen e investimeve, financimin në shkallë të gjerë dhe mobilizimin e kapitalit.

Trump do të kryesojë personalisht Bordin e Paqes, ndërsa ftesat për t’u bërë pjesë e tij u janë dërguar edhe krerëve të shteteve të ndryshme.

Emrat e plotë të anëtarëve të bordit ende nuk janë bërë publikë.

Strukturë e re për qeverisjen e Gazës Në plan parashikohet edhe krijimi i Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i përbërë nga 14-15 palestinezë, i cili do të merret me qeverisjen e përditshme të territorit. Ky komitet do të drejtohet nga Ali Sha’ath, ish-zyrtar i Autoritetit Palestinez dhe deri tani i vetmi palestinez i emëruar zyrtarisht në planin e Trumpit.

Sipas deklaratës zyrtare, NCAG do të mbikëqyrë rikthimin e shërbimeve publike bazë, rindërtimin e institucioneve civile, stabilizimin e jetës së përditshme dhe krijimin e bazave për një qeverisje afatgjatë dhe të vetëqëndrueshme në Gaza. Komiteti ka zhvilluar takime këtë javë në Kajro.

Ndërkohë, Nickolay Mladenov, ish-ministër bullgar i mbrojtjes dhe ish-i dërguar i OKB-së, është emëruar Përfaqësues i Lartë për Gazën, duke shërbyer si lidhje mes Bordit të Paqes dhe administratës lokale në terren.

Bord ekzekutiv dhe forcë stabilizimi Plani përfshin edhe krijimin e një Bordi Ekzekutiv për Gazën, ku do të bëjnë pjesë figura ndërkombëtare si ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, koordinatorja e OKB-së për procesin e paqes Sigrid Kaag, si dhe biznesmeni izraelito-qipriot Yakir Gabay. Ky bord do të mbështesë punën e Përfaqësuesit të Lartë dhe të NCAG.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu krijimin e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF), që do të drejtohet nga gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers dhe do të ketë për detyrë garantimin e sigurisë dhe çmilitarizimin e Gazës. Megjithatë, deri tani asnjë vend nuk ka konfirmuar dërgimin e trupave.

Aleatë kyç arabë, përfshirë Arabinë Saudite dhe Jordaninë, kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë forca ushtarake në Gaza, ndërsa mbetet e paqartë se kujt do t’i raportojë konkretisht ISF.

Skepticizëm dhe pikëpyetje Megjithëse plani i Trumpit përfaqëson përpjekjen më të strukturuar deri tani për një angazhim amerikan në pasluftën e Gazës, ai ka ngritur pikëpyetje serioze. Mungesa e përfshirjes së drejtpërdrejtë palestineze në strukturat kryesore vendimmarrëse, paqartësitë mbi mandatin ligjor dhe refuzimi i disa aleatëve për të kontribuar ushtarakisht e bëjnë zbatimin e tij të pasigurt.

Administrata ka bërë të ditur se emra të tjerë do të shtohen në strukturat drejtuese në javët në vijim, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon ta ndjekë me kujdes këtë nismë, e cila mund të ndikojë ndjeshëm të ardhmen politike dhe të sigurisë në Gaza.

Related Posts

14-vjeçarja nga Gramshi zhdυket papritur nga shtëpia – gjyshja mes lotësh kërkon ndihmë… ku ndodhet ajo?

Një 67-vjeçare ka kallëzuar pranë Komisariatit të Gramsh, largimin pa gjurmë të mbesës së saj 14-vjeçare, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e saj. E moshuara…

A është prishur raporti mes familjarëve të Brikenës dhe Mateos? Një detaj i vogël po ndez dyshime të mëdha…

Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores. Ditët…

Shρërthen skandaIi! Rrjeti i k*kainës bie në ρranga – mes të arrestuarve dy shqiptarë të rinj!

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së ko kainës. Operacioni u zhvillua gjatë…

“Nuk është vetëm se*s” – Menaxherja e bordeIIos më të famshme në Europë zbulon sekretin e burrave për 14 Shkurtin!

Me afrimin e 14 shkurtit, Catherine De Noire, menaxhere e një prej shtëpive publike më të mëdha në Evropë, nxjerr në pah realitetin e Ditës së Shën…

Horoskopi për ditën e sotme, 13 shkurt 2026

Dashi Ec përpara sot pa shikuar prapa. Veprimet e tua mund t’u duken të pamatura tek të tjerët, por mos u shqetëso. Ata do të jenë ata…

“Je mashtrues…”/ Selin nuk e kursen Mirin: A ndihesh i përdorur? Unë me ty kam ndenjur

Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet” Mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Miri kanë patur një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa ndodhen në ‘shpellë’,…