Arratisje si në film: “Më dhemb veshka”, skema që nxori Altin Ndocin nga burgu

Arratisja e 38-vjeçarit Altin Ndoci, i dyshuar nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të Çopjave dhe përfshirë në masakrën me tre viktima në Bradashesh, rezulton të jetë ndërtuar mbi një skenar banal, por alarmues, ku shkeljet e rënda procedurale kanë ndodhur në çdo hallkë, nga burgu i Durrësit deri në ambientet e spitalit Rajonal.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të siguruar nga mediat, Ndoci u transportua nga burgu drejt spitalit me një furgon ambulancë, së bashku me një tjetër të burgosur, nën shoqërinë e pesë efektivëve të policisë. Gjatë rrugës ai u ankua për dhimbje veshkash, çka u përdor si justifikim për t’i hequr prangat, në kundërshtim flagrant me rregulloren për shoqërimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Në spital, Ndoci u dërgua në një dhomë të izoluar në katin e tretë të Infektivit dhe qëndroi aty për rreth tre orë pa u vizituar nga asnjë mjek. Gjatë kësaj kohe, ai kërkoi katër herë të shkonte në tualet, duke testuar reagimin e policëve. Kërkesa e pestë rezultoi vendimtare për arratisjen.

Në momentin që dera e dhomës u hap, dhe Ndoci ishte i pa prangosur, ai goditi me grusht një nga policët shoqërues, duke e rrëzuar mbi kolegun tjetër. Të dy përfunduan në tokë, ndërsa i paraburgosuri u largua me vrap nga kati i tretë. Njëri prej policëve tentoi ndjekjen, por u rrëzua sërish në shkallët e spitalit. Në oborr u qëllua një e shtënë paralajmëruese, jo në ajër siç parashikon ligji, por në tokë, ndërsa Ndoci u largua me një automjet që dyshohet se e priste jashtë ambienteve të spitalit.

Në dosje thuhet se policët tentuan të njoftonin sallën operative në numrin 129, por nuk morën përgjigje. Më pas u njoftua administrata e burgut, ndërsa arratisja tashmë ishte kryer.

Hetimet kanë zbuluar një zinxhir vendimesh të dyshimta që nis që nga kryeinfermieri i burgut, Aulon Çuku, i cili kërkoi rekomandime mjekësore për disa të burgosur pa u kryer vizita reale. Mjekja e burgut firmosi dokumentacionin për Altin Ndocin pa e ekzaminuar, ndërsa drejtori i burgut, Indrit Cërloj, e miratoi shoqërimin pa verifikuar procedurat dhe pa marrë masa shtesë sigurie, pavarësisht se Ndoci ishte i akuzuar për vepra të rënda penale.

Paradoksalisht, komisioni i vlerësimit në burg kishte konkluduar se Ndoci “nuk paraqiste rrezik arratisjeje”, një vlerësim që sot bie ndesh me realitetin dhe faktet e dala nga dosja hetimore.

Për këtë çështje, Gjykata ka lënë në burg disa nga efektivët e përfshirë në shoqërim, ndërsa kryeinfermieri është vendosur në arrest shtëpie. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse arratisja ishte thjesht pasojë e paaftësisë apo një skenar i mirëorganizuar me bashkëpunim nga brenda sistemit.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…