Një qytetar amerikan që po planifikon të jetojë në Vlorë, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, kanë marrë në dorë pastrimin e bregut të detit, duke mbledhur mbeturinat që ndotnin zonën turistike.
Ndryshe nga shqiptarët që në një ditë të dielë e me diell shëtisin mes mbeturinave të bregut të detit, amerikani dhe familja e tij janë të shqetësuar për këtë ndotje.
Duke parë se Bashkia e Vlorës, me në krye Bruna Mersinin, nuk merr asnjë lloj mase para kësaj ndotje edhe pse kjo detyrë u takon atyre, amerikani ka përveshur mëngët dhe ka nisur të mbledhë mbeturinat.
Ai shpreh zhgënjimin e tij për menaxhimin e mbeturinave nga bashkia duke theksuar se qyteti ka nevojë për veprime konkrete dhe të qëndrueshme për të ruajtur ambientin dhe imazhin turistik.
Veprimi i familjes amerikane tregon një qasje aktive dhe qytetare, duke nxjerrë në pah mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe nevojën për veprime reale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.