Arratisja e Altin Ndocit, në tre muajt e fundit shkoi 5 herë në spital për vizita të sajuara

Altin Ndoci, i paraburgosur në IEVP Durrës, rezulton se nga viti 2020 deri në 2024 është shoqëruar vetëm katër herë në spital për probleme shëndetësore. Ndërsa në periudhën 8 tetor 2025 – 13 janar 2026, ai është nxjerrë jashtë burgut për vizita mjekësore plot pesë herë, një frekuencë e pazakontë që ka ngritur dyshime serioze për organin e akuzës. Këto dalje janë realizuar nën drejtimin e disa drejtorëve të institucionit, më 08.10.2025 nga Ervis Dedej, më 24.10.2025 nga Edmond Llabani (i komanduar) dhe tri herë të tjera, më 26.11.2025, 18.12.2025 dhe 13.01.2026, kur drejtimi i paraburgimit i ishte besuar Indrit Cerlojit, i cili aktualisht ndodhet në arrest me burg, i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me arratisjen e Ndocit.

Prokuroria dyshon se këto vizita mjekësore kanë qenë fiktive dhe të planifikuara pa pasur nevojë reale për trajtim jashtë institucionit. Sipas dosjes hetimore, asnjë nga daljet e Ndocit gjatë periudhës tetor 2025–janar 2026 nuk është pasqyruar në komunikatat e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe nuk është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), në shkelje të hapur të procedurave ligjore. Prokuroria thekson se rritja e menjëhershme e daljeve, krahasuar me historikun e mëparshëm, përbën “dyshim të arsyeshëm” për abuzim me procedurat e shoqërimit për në spital.

Sipas hetimeve, Ndoci është dërguar në spitalin e Durrësit pa u vizituar më parë nga mjekja e burgut, e cila dyshohet se ka firmosur rekomandimin vetëm mbi kërkesën e kryeinfermierit Altin Cuku. Ai është transportuar me ambulancën e burgut, së bashku me një tjetër të paraburgosur dhe i shoqëruar nga vetëm pesë punonjës sigurie, në kundërshtim me protokollet që parashikojnë minimum tre efektivë për çdo të burgosur. Pavarësisht se i dyshuar për vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen, Ndoci ishte klasifikuar si person me rrezikshmëri të ulët, vlerësim që sipas Prokurorisë ka kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e kushteve për arratisjen e tij, në një skemë që dyshohet se përfshin favore dhe ryshfete ndaj drejtuesve dhe personelit të burgut.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…