Linda Rama: Çfarë kam mësuar nga jeta ime me Edi Ramën

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, flet për jetën e saj me të shoqin dhe duke i bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, analizon raportin delikat mes politikës, filozofisë dhe medias.

Në një intervistë dje për RTSH, zonja Rama bëri një ndarje të qartë mes filozofisë, që kërkon kohë dhe jep ligjshmëri, dhe politikës, që është arti i të përditshmes dhe veprimit.

“Dinamika e politikës është tjetër nga ajo filozofike. Aq i larmishëm sa është realiteti, aq të larmishme janë edhe vendimmarrjet apo mënyrat që politika gjen. Është kollaj të kritikosh nga jashtë. Jeta pranë Edit më ka mësuar gradualisht se vërtet nuk i di të gjitha. Një njeri duhet t’i japë mundësi vetes që të mos e çojë gjykimin deri në ekstrem. Thjesht e kam mësuar: ti nuk i di të gjitha. Tani e kam bërë timen. Gjykimi i padrejtë është ngarkesë negative.“, tha ajo.

Sipas saj, kalimi nga bota e ideve në atë të vendimmarrjes shpesh shoqërohet me kompromise të dhimbshme për integritetin e mendimtarit.

“Kam parë filozofë që kanë hyrë në politikë, por që janë zhveshur si filozofë. Ata pranojnë deformimin për hir të politikës,” tha ajo, duke shtuar se personalisht nuk e justifikon këtë qasje as “për një të mirë të madhe”.

Pushteti, OJQ-të dhe Media

Në analizën e saj për aktorët shoqërorë, Linda Rama e cilësoi pushtetin si të dominuar nga egoja, ndërsa shoqërinë civile si “ndjeshmëri e shtuar” dhe një “zile” që pushteti duhet ta dëgjojë. Ndryshe nga shoqëria civile, për median ajo u shpreh:

“Shoqëria civile ka nevojë për pushtetin, sepse ajo është ndjeshmëri e shtuar. Kurse pushteti është i pushtuar nga egoja. Shoqëria civile është një zile që duhet ta dëgjojë pushteti. Ata mund të bashkëjetojnë duke u dëgjuar njëri me tjetrin. Nuk mund ta them këtë për median. Media, si pushtet, nuk është e zhveshur nga egoja. Media e ka raportin me të vërtetën. Por janë edhe përgjegjësitë, si kodi në raport me ligjin, mjedisin, lirinë; dhe nëse ti i ke plotësuar këto, liria ka kuptim”, tha zonja Rama.

“Liria për mua është e panegociueshme”

Liria është e panegociueshme, por ajo nuk mund të ekzistojë pa themelin e fortë të përgjegjësisë, thotë Linda Rama.

Sipas saj, liria e vërtetë, ajo e mendimit dhe e fjalës, fitohet vetëm kur individi respekton kodet e shoqërisë – qofshin ato të punës, familjes apo ligjit.

“Nëse nuk merr përgjegjësi, nuk ushtron liri,” argumentoi ajo, duke paralajmëruar se një liri e shfrenuar, pa peshën e detyrimit moral, kthehet në dëm jo vetëm për individin, por edhe për të tjerët. Sipas saj, vetëm pasi të kesh përmbushur detyrimet, “ke mundësi të shijosh lirinë sepse atëherë merresh seriozisht.”

Linda Rama ishte kategorike për thelbin e lirisë së saj. “Lirinë unë nuk e negocioj me asgjë. Nuk rresht së thëni atë që mendoj,” tha ajo.

Për Linda Ramën, liria nuk është thjesht një koncept filozofik, por një trashëgimi familjare që kalon nga një brez në tjetrin. Në intervistën për RTSH, ajo zbuloi rrënjët e formimit të saj dhe mënyrën se si po e sheh veten të pasqyruar te vajza e saj.

Besimi i babait

Zonja Rama kujtoi me emocion intuitën e jashtëzakonshme të babait të saj, i cili i dha liri të plotë që në moshë të vogël, bazuar në një besim të palëkundur te karakteri i saj.

“Babai më ushqeu që e vogël që liria është e panegociueshme. Ai kishte intuitë për të kuptuar vullnetin tim të fortë për të qenë një njeri i mirë dhe se unë nuk do abuzoja me lirinë,” rrëfeu ajo, duke shprehur mirënjohje të thellë për këtë besim.

Brezat vazhdojnë

Ky leksion jete duket se ka dhënë frytet e veta edhe te brezi tjetër. Linda Rama u shpreh e lumtur që sheh të njëjtën pavarësi dhe guxim te vajza e saj.

“E shoh këtë te vajza ime dhe jam e lumtur,” tha ajo, duke nënvizuar se liria e të menduarit dhe të folurit mbetet një vlerë e shenjtë në familjen e tyre.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…