Akt i pashembullt solidariteti! Shqiptarët mbledhin në kohë rekord 200 mijë euro për Dajanën. Prej 29 dhjetorit modelja ka pësuar hemorragji cerebrale

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo,

Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles.

25-vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar.

Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim.

Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200.000 euro.

 Dajana nuk do të jetë në gjendje të punojë për një periudhë të gjatë kohe, pasi aktualisht nuk është në gjendje të ecë dhe të lëvizë anën e djathtë të trupit, këmbën dhe dorën. Motra e saj, Bora shkruan se nga kjo situatë, ajo duhet të ndërpresë punën për t’u kujdesur për Dajanën.

 Ndaj, familja ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve, çdo donacion, pavarësisht shumës, sepse ata nuk kanë mundësitë financiare për operacionin e vështirë dhe fazën e rikuperimit të mëpasshëm. Fatmirësisht, brenda një kohe rekord, shuma pothuajse është mbledhur.

Ndërkohë, mësohet se vajza 25-vjeçare ndodhet e shtruar që prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT, ku raportohet se mjekët nuk kanë ndërhyrë ende, pasi për të vendosur për kirurgjinë, përfshirë edhe trombectominë, duhet më parë të kryhet ekzaminimi Arteriografi (DSA).

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…