Kaos në Reanimacion sepse ikin dritat, pacientët transferohen nëpër korridore në kushte të pasigurta

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë po ndodh në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku sipas denoncimeve të qytetarëve, mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në repartin më kritik të spitalit.

Sipas mesazheve të mbërritura në redaksinë tonë, ikja e korrentit ka krijuar një gjendje pasigurie totale për stafin dhe familjarët. Për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të mbajtur kushtet e nevojshme brenda dhomave të kujdesit intensiv, pacientët po nxirren me shpejtësi dhe po transferohen nëpër korridoret e spitalit.

“Përshëndetje JOQ! Situata doli jashtë kontrollit. Ka ikur korrenti dhe pacientët po i nxjerrin nga reanimacioni nëpër korridore. Nuk dihet se çfarë po bëhet, jemi në ankth të plotë sepse dritat nuk po vijnë,” – njofton një qytetar i shqetësuar nga vendngjarja.

Ky denoncim ngre pikëpyetje të mëdha mbi gatishmërinë e gjeneratorëve dhe sistemit të emergjencës në spitalin më të madh në vend. Si është e mundur që një repart ku jeta e qytetarëve varet drejtpërdrejt nga aparaturat elektrike, të mbetet në errësirë dhe pacientët të përfundojnë në korridor në vend që të trajtohen në kushte optimale?

Deri më tani, drejtoria e QSUT-së nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar për shkaqet e këtij defekti teknik dhe masat që po merren për të rikthyer normalitetin dhe sigurinë për pacientët që ndodhen në gjendje kritike.

 

Related Posts

Ish banorja e Big Brother VIP shtang me deklaratën live në studio: Kam kryer marr*d’hënie me një banor brenda shtëpisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka bërë deklarata që kanë tërhequr vëmendje të madhe pas largimit nga reality show-i. E ftuar në emisionin “Ora…

‘Black out’ në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

TIRANË- Disa zona të Tiranës kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme, pas një problemi me furnizimin me energji elektrike. Kjo situatë ka shkaktuar problem tek banorët,…

Kur do të shpërndahen dëmshpërblimet për përmbytjet? Ministri i Bujqësisë jep afatet dhe garancitë

Pogradec – Qeveria shqiptare pritet të nisë dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga përmbytjet sapo të përfundojë procesi i plotë i verifikimit të dëmeve në terren. Ministri…

Akt i pashembullt solidariteti! Shqiptarët mbledhin në kohë rekord 200 mijë euro për Dajanën. Prej 29 dhjetorit modelja ka pësuar hemorragji cerebrale

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo, Shqiptarët kanë mundur të mbledhin…

Linda Rama: Çfarë kam mësuar nga jeta ime me Edi Ramën

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, flet për jetën e saj me të shoqin dhe duke i bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, analizon…

Një grek vr*t shqiptarin brenda në burg

Greqi/ Humb jetën një i burgosur shqiptar në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, autor i dyshuar një i burgosur grek Një i burgosur shqiptar ka humbur…