Ministria e Financave njoftim TE RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë dhe per te terhequr leket e pensionit, në mënyrë që të mos iu ndalet pagesa mujore. Në një njoftim në Facebook, Ministria tha se përfituesit e pensioneve kontributpagues, pjesërisht kontributpagues, dhe pensioneve familjare, nuk detyrohen të paraqiten çdo gjashtë muaj në zyrat e pensioneve.🡇Shtყρηi iɱazhin/rҽkIaɱɱen më ρoshtë dhe hap ρamjet🡇

“Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Pensionistët e kategorive të tjera – përfshirë atë të pensionit të moshës bazike nga i cili përfiton çdo kosovar që ka mbushur moshën 65-vjeçarë pavarësisht se e ka qenë i punësuar apo jo – duhet të vazhdojnë të paraqiten në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj.

Ministria tha se është duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët.

“Kjo përfshinë ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës, thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.

Ky vendim vjen një muaj pasi Gjykata Supreme i shfuqizoi disa nene të një udhëzimi administrativ për procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve.

Në vendimin e saj, Supremja kishte gjetur se ligji nuk e detyron pensionistin kontributpagues të lajmërohet çdo 6 muaj.

Deri para vendimit të gjykatës, pensionistët e të gjitha kategorive ishin detyruar të paraqiteshin fizikisht në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj të për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdonin ta pranonin pagesën mujore.

Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërkaq pensioni kontributpagues sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht shkallës së arsimimit./REL

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…