Zbulohet LETRA/ Rama i përgjigjet Trumpit: Jam në gatishmëri të plotë për të

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar Shqipërisë si përfaqësues, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën si shtet anëtar themelues.

Ky bord do të shërbejë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Rama shkruan se aderimi i Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes duhet të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Në letrën zyrtare dërguar Trump, Rama shpreh falënderimin dhe konsideratën e lartë për ftesën, gjithashtu dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar në vendosjen e paqes në Rripin e Gazës.

Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.

Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.

Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.

Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.

Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.

Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.

Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Edi Rama”, thuhet në letrën e Ramës drejtuar Trumpit,

Related Posts

Sa shpejt ikin vitet! Nga “Ngjyra e kuqe” te jeta si familjar/ Keni për t’u surprizuar, Floriani është bërë baba i dy fëmijëve! (FOTO)

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e…

Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…